Në internet është publikuar videoja e parë brenda aeroplanit të aviokompanisë turke Pegasus, që rrëshqiti nga pista dhe për pak sa nuk përfundoi në det.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në aeroportin Trabzon, kurse aeroplani për fat të mirë është ndalur dhe nuk ka përfunduar në det. Por ky incident ka krijuar panik në mesin e pasagjerëve, transmeton Telegrafi.


Në aeroplan gjendeshin 162 persona përfshirë edhe stjuardesat dhe pilotët, të cilëve u është futur frika në palcë.

Në videon e shkurtër shihen edhe dritaret e thyera dhe ekipet e shpëtuesve, që shuajnë zjarrin nga pjesa e jashtme e aeroplanit.

Por, për fat të mirë askush brenda aeroplanit nuk është lënduar, edhe pse aeroplani për pak sa nuk përfundoi në det kur rrëshqiti dhe doli nga pista. /Telegrafi/