LAJMI I FUNDIT:

Palmer: Prishtina dhe Beogradi duhet ta shikojnë mundësinë historike dhe të arrijnë marrëveshje

Palmer: Prishtina dhe Beogradi duhet ta shikojnë mundësinë historike dhe të arrijnë marrëveshje

Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, ka deklaruar sot në Beograd se Washingtoni i bën thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të shikojnë “mundësinë historike” dhe të arrijnë një marrëveshje ku të “dyja palët do të dilnin fituese”.

“Nëse dikush është fitues e dikush humbës, atëherë askush nuk fiton”, ka deklaruar Palmer gjatë forumit të mbajtur në Beograd, ku po trajtohet tema “Fuqizimi i vendeve të Ballkanit”, shkruan agjencia serbe e lajmeve Beta, transmeton Telegrafi.

Sipas tij, SHBA-të nuk shtyjnë dhe nuk angazhohen për çfarëdo rezultati të caktuar të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës.

“Ne inkurajojmë palët të gjejnë rrugën përpara dhe zgjedhjen afatgjate dhe të qëndrueshme, të cilën do ta pranonin të dyja palët”, ka shtuar Palmer.

Zyrtari amerikan ka pranuar se SHBA-të janë të gatshme t’i dëgjojnë dhe ndihmojnë por nuk mund të flasë për detaje, para se gjithash për ndryshimet  e mundshme të kufijve, pasi nuk është paraqitur kurrfarë plani.

Palmer ka thënë se SHBA-të i kuptojnë shqetwsimet që mundësia e shkëmbimit të territoreve mund të shkaktojë kriza në vendet e tjera të rajonit, duke shtuar se konflikti i pazgjidhur dhe i ngrirë “gjithashtu rrezikon stabilitetin rajonal”.

Ai ka pranuar se Serbia dhe Kosova kanë të ardhmen evropiane por se për rrugëtim kanë nevojë për ndihmë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori