LAJMI I FUNDIT:

Pallotta sulmon Milanin për transferime, Fassone i përgjigjet – Gjithçka mbyllet me një kërkim falje

Pallotta sulmon Milanin për transferime, Fassone i përgjigjet – Gjithçka mbyllet me një kërkim falje

Presidenti i Romës, James Pallotta, fillimisht e ka thënë se Milani nuk ka para dhe ka marrë borxh, pastaj ka kërkuar falje, kur atij i është drejtuar drejtori sportivi i klubit kuqezi,  Marco Fassone.

Pallotta fillimisht ka thënë se nuk e kupton se si u ka ikur mendja me shpenzime.


“Nuk ia kam idenë se çfarë po ndodh. Nuk ka kuptim. Pikë së pari, nuk kanë para për të blerë skuadrën, meqë kanë marrë borxh 300 milionë euro nga persona që njoh në Londër dhe me një interes shumë të lartë”.

“Ndërsa tani po shpenzojnë, por do ta paguajnë shumë shtrenjtë. Ata thonë se gjithçka është vetëm me qëllimin për t’u kualifikuar në Ligën e Kampioneve, por nuk do të jetë mjaftueshëm. Kur rrogat të jenë të barabarta me fitimet, nuk e di se çfarë dreqin do të ndodhë me ta”, ka thënë Pallotta.

Presidenti i Romës

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Marco Fassones, përmes një videoje të publikuar në faqen zyrtare të klubit në Facebook.

“Jam i habitur nga deklaratat që lexova këtë mëngjes, fillimisht nga stili i tyre. Është diçka jo e zakontë në Itali që një klub të sulmojë me një fjalor të tillë një klub tjetër”.

“Më pas më çuditi precizioni që përmbante deklarata, duke thënë që pronarët e Milanit nuk kanë para për të blerë klubin në një kohë që të gjithë e dimë se transaksione të këtyre nivele zakonisht bëhen në këtë formë”.

“Ndërkohë shifrat janë totalisht të gabuara. Të gjithë e dinë që fondi për të cilin flet Palotta është 180 milionë, pjesë e vlerës totale 740 milionë. Pasaktësi nga njëra anë dhe stil nga ana tjetër që lë shumë vend për diskutim”.

“Gjithashtu nuk e kuptoj se çfarë do të thotë që Milani do t’i paguajë pasojat e blerjeve të lojtarëve që po bën. Nuk e di nëse është një kërcënim”.

“Situata financiare e Milanit është shumë më e mirë se ajo e Romës dhe kjo duket në kuotimin publik të aksioneve në bursë”, u shpreh ai.

Pallotta nuk ka vonuar shumë dhe ka kërkuar falje duke thënë se ka pasur informacione të gabuara.

“Kërkoj falje nëse kam patur informacione jo të sakta. Kam shumë për të thënë për futbollin italian dhe për rikthimin e tij në maja. Për këtë qëllim pres që të gjithë klubet të japin kontributin e tyre, për të patur një kampionat më të fortë dhe të qëndrueshëm, siç po bëjmë ne të Romës”.

“I uroj suksese Milanit dhe pronarëve të rinj dhe pres me kënaqësi t’i shoh që të bashkëpunojnë për rritjen e nivelit të Serisë A”, tha ai në një prononcim për “ANSA”. /Panoramasport/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Superylli i Barcelonës me lëvdata të mëdha për Carlo Ancelottin: Lojtarët e ndjekin atë verbërisht

Superylli i Barcelonës me lëvdata të mëdha për Carlo Ancelottin: Lojtarët e ndjekin atë verbërisht

La Liga
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Kalo në kategori