LAJMI I FUNDIT:

Palestinezi vret me thikë tre izraelitë dhe plagos katër tjerë, duke tentuar të ikë vritet nga ushtarët izraelit – publikohen pamjet rrëqethëse

Palestinezi vret me thikë tre izraelitë dhe plagos katër tjerë, duke tentuar të ikë vritet nga ushtarët izraelit – publikohen pamjet rrëqethëse

Tre izraelitë humbën jetën dhe katër tjerë u plagosën në një sulm në qytetin Ariel në Bregun Perëndimor, raporton Jerusalem Post.

Sipas pretendimeve të ushtrisë izraelite, tre civilë janë vrarë në një pompë të derivateve në Ariel, transmeton Telegrafi.


Sulmet filluan rreth orës 9:28, kur një 18-vjeçar që mediat palestineze e identifikuan si Mohamet Suff nga fshati Haris, i cili kishte leje pune që të punojë si pastrues në zonën industriale Ariel, kishte arritur deri të posta me thikë në dorë.

Ai theri me thikë dhe plagosi dy roje. Roja i dytë ka shtënë në ajër derisa i riu vrapoi rreth 60 metra në drejtim të pompës së derivateve, ku me thikë theri tre persona, e vrau dy civilë.

Më pas vodhi veturën me të cilën u përplas me një mjet tjetër – duke mbytur një civil tjetër.

Veturën që e vodhi u shkatërrua në aksident, e një civil që e pa aksidentin kishte dalë nga BMW-ja e tij për ta ndihmuar izraelitin e plagosur – duke e lejuar të riun që t’ia vjedh veturën dhe të largohet nga vendi i ngjarjes.

Me BMW-në e vjedhur vazhdoi drejt punktit Shomron në rrugën 5, e kur e kuptoi se nuk mund të kalojë, tentoi të kthehet pas – duke vozitur në drejtim të kundërt dhe u kthye në vendin ku shkaktoi aksidentin.

Më pas doli nga vetura dhe tentoi të ikë duke vrapuar me tërë forcën. Në ato momente ai u qëllua për vdekje nga ushtarët izraelitë.

Një oficer i lartë nga ministria izraelite e Mbrojtjes, tha se e tërë ngjarja ka zgjatur rreth 20 minuta. Edhe pse dyshohet se ai veproi vetëm, policia izraelite njoftoi se forcat e sigurisë janë duke bërë kontrollet nëse sulmuesi që e dërgoi deri te porta e zonës industriale Ariel ishte i informuar për qëllimet e tij apo thjesht e dërgoi në punë si çdo ditë tjetër.

Kryeministri izraelit Jair Lapid i ka shprehur ngushëllime familjeve të izraelitëve të vrarë – duke theksuar se “Izraeli po lufton kundër terrorizmit me të gjitha kapacitetet”.

“Forcat tona të sigurisë po punojnë pa ndërprerë që të mbrojnë qytetarët izraelitë dhe t’i shkaktojnë dëme infrastrukturës së terroristëve”, shtoi Lapid.

Në anën tjetër ushtria izraelite njoftoi se palestinezi sulmoi izraelitët në hyrjen e zonës industriale, më pas shkoi në pompën më të afërt dhe aty vazhdoi sulmet.

Në videon amatore të transmetuar nga televizionet izraelite, shihet sulmuesi duke tentuar të ikë me veturë – duke lëvizur në autostradë dhe më pas del nga mjeti dhe rrëzohet kur qëllohet me armë zjarri nga ushtria izraelite.

Motivi i sulmit që ndodhi akoma nuk dihet, ndërsa nga fillimi i këtij viti, janë vrarë të paktën 23 izraelitë dhe mbi 130 palestinezë në Bregun Perëndimore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?

Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?

Botë
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Erdogan shtyn vizitën në Shtëpinë e Bardhë

Erdogan shtyn vizitën në Shtëpinë e Bardhë

Botë
Kalo në kategori