LAJMI I FUNDIT:

Pak vite më parë, ata nuk kishin para as për pelena për fëmijë – por sot ndiqen nga një milion njerëz në YouTube

Pak vite më parë, ata nuk kishin para as për pelena për fëmijë – por sot ndiqen nga një milion njerëz në YouTube

Çifti britanik Mark dhe Roxanne Hoyle janë YouTuber të njohur dhe krijues të kanalit LadBaby.

Përveç YouTube, ata përdorin rrjete të tjera sociale për të postuar video nga jeta e tyre, përpiqen të rikrijojnë sfidat e njohura dhe të krijojnë përmbajtje që do të bëjnë miliona ndjekësit e tyre të qeshin, përcjell Telegrafi.

Në një intervistë për The Sun, ata treguan se si filloi historia e tyre dhe zbuluan se fillimisht, pasi paguanin shërbimet komunale, kishin në dispozicion 20 funte në javë, me të cilat e kishin vështirë të mbulonin koston e ushqimit, pelenave dhe nevojave të tjera.

Ajo u bë veçanërisht e vështirë për ta financiarisht pasi Roxanne lindi Phoenix-in në vitin 2015.

Roxanne theksoi në një intervistë se gjithmonë kishte shpresuar që jeta e tyre të përmirësohej, por nuk e dinte që interneti do t’ua ndryshonte jetën.

Mark lansoi LadBaby origjinal në vitin 2015, por në atë kohë çifti nuk fitoi para nga përmbajtja e publikuar.

View this post on Instagram

A post shared by LadBaby (@ladbabyofficial)

Tre vjet më vonë, ata u kontaktuan nga Facebook për të krijuar një abonim.

Burri i saj ngarkoi videon e parë në faqe në vitin 2017. 24 orë më vonë video pati një milion shikime, popullariteti i sajtit u rrit, megjithëse në atë kohë ajo përmbajtje ende nuk mund të fitohej para.

Pak para se të lindte djali i tyre i dytë Kobe, në korrik 2018, një nga videot e tyre pati më shumë se 34 milionë shikime.

Ajo tregoi se pas asaj video, të gjithë dukej se e dinin se kush ishin dhe se i njihnin kudo që shkonin.

Pas vitit 2019, ata më në fund u ndjenë mjaft të sigurt financiarisht që Mark të linte punën e tij të përhershme dhe të fokusohej tërësisht te LadBaby. /Telegrafi/