LAJMI I FUNDIT:

Pak punëtorë protestojnë për 1 Maj

Pak punëtorë protestojnë për 1 Maj

Pas shumë vitesh në Kosovë, Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat dhe Bashkimi i Sindikatave po mbajnë protestën në Ditën Ndërkombëtare të punës, 1 Maj.

Megjithatë, kësaj proteste i janë bashkuar një numër i vogël i punëtoreve.


Ata kanë paraqitur kërkesat e tyre ku në mes tjerash kanë kërkuar që të respektohet marrëveshja kolektive me pagë minimale prej 300 euro.

Sindikalistët gjithashtu kanë kërkuar nga institucionet e vendit që të themelojnë Gjykatën e Punës.

Protesta mbahet në sheshin ‘Skënderbeu’ të kryeqytetit. /Telegrafi/