LAJMI I FUNDIT:

Pak orë nga nisja e BBVA 3 – gjithçka nga ajo që flitet: Banorët, opinionisët, prezantuesi dhe çmimi i madh

Pak orë nga nisja e BBVA 3 – gjithçka nga ajo që flitet: Banorët, opinionisët, prezantuesi dhe çmimi i madh

Sonte (e shtunë) nis edicioni i tretë i spektaklit të shumë pritur Big Brother VIP Albania.

Plot personazhe VIP pritet të futen në shtëpinë më të famshme në vend, ku për 100 ditë do të ndajnë me publikun histori, të pathëna dhe emocione të ndryshme.


Tashmë pak orë para nisjes, kureshtja e publikut është e madhe për të ditur më shumë detajet mbi spektaklin.

Telegrafi ju sjell një përmbledhje të atyre informacioneve që fliten dhe dihen deri më tani për BBVA 3.

Prezantuesi

Ledion Liço (Foto: Ledion Liço/Instagram)

Është konfirmuar nga vet trashëgimtarja e Top Channel, se edicioni i sivjetmë i BBVA i është besuar bashkëshortit të saj dhe prezantuesit të njohur, Ledion Liço.

Prezantuesja ikonike e këtij formati, Arbana Osmani, publikoi të shtunën një sërë fotografish të saj nga moderimi ndër vite i këtij spektakli, ku i uronte shumë suksese mikut të saj, Ledionit.

“Sonte fillon aventura e BB Vip, një aventurë e jashtëzakonshme televizive, pjesë e së cilës kam patur fatin dhe privilegjin të jem për shumë vite me rradhë. Përjetë falenderuese dhe mirënjohëse Tanit që më zgjodhi atëherë kur besim te unë nuk kishte askush, dhe Lorit e Sares me të cilat vazhduam për dy vite të gozhdojmë shqiptarët para ekranit për muaj me rradhe duke bërë bashkë gjithë familjen. Shume suksese sonte mikut tim te vjeter Ledion Liço dhe gocave te mia Lorina Mixha, Kristina Mere dhe Petrina Gorica, ju shkëlqeni si gjithmonë. E në fund faleminderit juve, ndjekësve të mi, për te gjithë vleresimin dhe dashamiresinë karshi meje. Ju lexoj dhe ju shoh gjithmonë. Ju dua”, shkroi Arbana në Instagram.

View this post on Instagram

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

Çmimi

Luiz Ejlli me çekun prej 100 mijë eurosh pas fitores në BBVA 2 (Foto: Top Channel)

Ashtu sikurse çdo vit tjetër, banorët VIP do të luftojnë për çmimin e madh në finalen e spektaklit, i cili është plot 100 mijë euro.

Këtë çmime në dy edicionet e kaluara e kanë fituar Luiz Ejlli në BBVA 2 dhe Ilir Shaqiri në BBVA 1, ndërsa të gjithë finalistët marrin gjithashtu nga 10 mijë euro për kokë.

Banorët

Skena e Big Brother VIP Albania 2 (Foto: Top Channel)

Kureshtja më e madhe e publiktu qëndron mbi personazhet VIP që futen në këtë garë të madhe izolimi.

Telegrafi ka arritur të mësojë nga informacione të sigurta pranë produksionit se VIP-të nga Kosova që do të futen në shtëpi janë: Arta Kabashi, Meriton Mjekiqi dhe Vesa Smolica.

Ndërkohë, kjo është lista e banorëve të tjerë që fliten si konkurrentë të mundshëm: Roza Rati, Rike Roci, Gabriel Mezini, Gaz Ujkashi, Alfio Rrotani, Elvis Myrtaj, Heidi Baci, Klodian Duro, Bardhi, Dea Vieri, Fatjon Kuqari, Albi Nako, Meri Shehu, Romeo Veshaj, Julian Deda, Egla Ceno, Drini Zeqo, Lediona Xheladina (e konirmuar), Ervin Gonxhi dhe Sara Gjordeni.

Opinionistët

Arbër Hajdari (Foto: Arbër Hajdari/Instagram)

Sigurisht që një spektakël i tillë nuk mund të zhvillohet pa dy opinionistë, të cilët luajnë një rol mjaft kyç në lojën e Big Brother VIP.

Nga vet produksioni është konfirmuar që opinionisti i dy edicioneve të para, Arbër Hajdari, do të ulet edhe sivjet në karrigen e kuqe për të dhënë mendimet e tij mbi lojën dhe banorët.

Ndërsa opinionistja femër e cila historikisht ndryshon në çdo edicion, kësaj radhe do të jetë deputetja Oriela (Ori) Nebiaj, e cila dikur ka qenë pjesë e televizionit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Banorët e përqeshin, Graciano Tagani largohet duke qarë nga oborri i Big Brother

Banorët e përqeshin, Graciano Tagani largohet duke qarë nga oborri i Big Brother

Magazina
Bes Kallaku feston gjashtëmujorin e të birit Amen, me një fotografi të rrallë

Bes Kallaku feston gjashtëmujorin e të birit Amen, me një fotografi të rrallë

Magazina
Në Big Brother miq të ngushtë, por Efi tani thotë se nuk do t'i flasë kurrë më Luiz Ejllit

Në Big Brother miq të ngushtë, por Efi tani thotë se nuk do t'i flasë kurrë më Luiz Ejllit

Magazina

"Kush është ai artist para Allahut", bëhet virale një video e Feros në rrjetet sociale

Magazina
Nemo i Zvicrës thyen trofeun e Eurovisionit, vetëm pak minuta pasi u kurorëzua fitues

Nemo i Zvicrës thyen trofeun e Eurovisionit, vetëm pak minuta pasi u kurorëzua fitues

Magazina
Holanda përjashtohet nga finalja e

Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"

Magazina
Kalo në kategori