LAJMI I FUNDIT:

Pak javë pas lindjes, Arbenita Ismajli i rikthehet punës dhe duket në formë të mahnitshme

Pak javë pas lindjes, Arbenita Ismajli i rikthehet punës dhe duket në formë të mahnitshme

Ajo është bërë nënë për herë të parë në fund të muajit prill.

Fjala është për modelen shqiptare, Arbenita Ismajli, e cila së bashku me partnerin e saj, reperin Fero, më 24 prill u bënë prindër të një vajze të quajtur, Nina.


Derisa kanë kaluar vetëm pak javë që nga lindja, modelja me prejardhje nga Kumanova publikon disa fotografi në të cilat ka shfaqur linjat reale.

Arbenita Ismajli (Foto: Instagram)

Ajo vjen në formë të mrekullueshme dhe duket se është rikthyer në formë të duhur për një kohë shumë të shkurtër.

Fero dhe Arbenita e quajnë Nina vajzën e tyre, reperi publikon fotografinë e parë me partneren pas ardhjes në jetë të foshnjës
Lexo po ashtu Fero dhe Arbenita e quajnë Nina vajzën e tyre, reperi publikon fotografinë e parë me partneren pas ardhjes në jetë të foshnjës

Në bazë të postimit, Ismajli siç shihet është rikthyer edhe në punë pasi prej vitesh është e fokusuar në modeling.

Arbenita Ismajli (Foto: Instagram)

Krahas fëmijës, Arbenita dhe Fero po ashtu në fillim të këtij viti i dhanë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.

Të njëjtit po shijojnë lidhjen prej vitesh dhe momentalisht janë duke jetuar në Gjermani, për shkak të angazhimeve të Feros në muzikë. /Telegrafi/