Besimi tek mësuesit, programet mësimore fleksibile dhe zëvendësimi i konkurrencës me bashkëpunimin janë disa nga përbërësit e recetës sektrete të arsimit të suksesshëm të Finlandës, thuet sipas dy ekspertëve pedagogjik.
Ndërsa bota ka ndryshuar shumë, sistemi arsimor në shumë vende të botës nuk i është përshtatur një ritmi të ngjashëm, thotë Elina Harju.
Ndërsa kolegia e saj, Johanna Järvinen-Taubert, vuri në dukje se sistemi finlandez, edhe pse nuk është i përkryer, siç duket ka bërë diçka për ta mbajtur hapin me këto ndryshime.
Järvinen-Taubert dhe Harju që karrierën e tyre e filluan si mësuese, tani punojnë për një kompani private finlandeze e cila promovon praktikat më të mira të pedagogjisë me edukatorët në mbarë botën.
Ato janë intervistuar nga The Times of Malta, pas takimit me rreth 100 mësues dhe udhëheqës të lartë nga shkollat fetare dhe shkollat private me ftesë të udhëheqësve maltez të institucioneve lokale të arsimit.
Malta, por edhe shumë shtete tjera evropiane po mundohen që modelin finlandez të shkollimit fillor ta aplikojnë në vendet e tyre.
Ndërsa Finlanda ka një kurrikulum kombëtar, metodat e mësimdhënies janë lënë në duar të mësuesve.
Kur programet mësimore ishin shumë të detajuara, mësimdhënësit nuk kishin asnjë hapësirë dhe nuk ishin aspak të pavarur në punën e tyre.
Në Finlandë, mësuesit dhe drejtorët respektohen shumë. Vendimet merren nga edukatorët dhe ekspertët e fushës së arsimit e jo nga politikanët, thanë Järvinen-Taubert dhe Harju, përcjell Telegrafi.
“Edhe ne kemi detyrat e shtëpisë për nxënësit, por shumë më pak se në shumicën e vendeve tjera. Ne besojmë se fëmijët nuk duhet të ketë më shumë se gjysmë ore detyra të shtëpisë”.
“Edhe ne kemi provime, por jo provime të standardizuara kombëtare. Vlerësimet, të cilat janë gjithashtu në dorë të mësuesve, kryhen gjatë gjithë vitit.
“Krijimi i një ndjenjë të bashkëpunimit, në vend të asaj të konkurrencës është tejet e rëndësishme, pasi që punëdhënësit kërkojnë punëtorë bashkëpunues, në vend të atyre që janë vetëm garues”.
E pyetur për shkollimin e detyruar, Järvinen-Taubert vuri në dukje se fëmijët e klasës së parë janë shtatë-vjeçar, dhe këta së bashku me tetë dhe nëntë-vjeçarët, kanë katër orë mësimi në ditë.
Sa më të moshuar fëmijët, edhe orët e mësimit zgjaten.
Pas përfundimit të orëve të mësimit, fëmijët mund të marrin pjesë në klubet e ndryshme shkollës derisa prindërit e tyre të kthehet nga puna.
Megjithatë, studentët mësohen të jenë të pavarur që nga vitet e para, në mënyrë që ata të moshës 10 vjeç e më lart të shkojnë në shtëpi vetëm pas shkollës.
Në Finlandë edhe shkollimi parashkollor është i detyrueshëm për gjashtë vjeçarët, megjithatë, të mësuarit bëhet kryesisht nëpërmjet lojës.
Në vend të përqendrimit në lexim, shkrim apo matematikë, mësuesit përqendrohen në zhvillimin e aftësive me të cilat nxënësit do të kenë rezultate më të mira në shkollë në vitet në vijim. Këto përfshijnë punën në grup, komunikimin dhe aftësitë sociale.
Gjatë gjithë intervistës, Järvinen-Taubert dhe Harju iu referuan hulumtimeve, të cilat e mbështetin çdo aspekt të sistemit arsimor finlandez.
Shkenca ka treguar, sipas znj Järvinen-Taubert, se truri ka nevojë për t’u zhvilluar mjaftueshëm në mënyrë që të jetë në gjendje për të absorbuar përmbajtje akademike.
Kur bëhet fjalë për të mësuarit e gjuhëve, fokusi është në dialog dhe jo lexim të detyruar.
Pasi që fëmijët të tregojnë interes në një gjuhë, atëherë ata mund të inkurajohen për të filluar eksplorimin e saj nëpërmjet librave.
“Në sistemin tonë nuk është tepër vonë për të kuptuar leximin në moshën gjashtë dhe shtatë vjeçare. Fëmijët tanë janë lexuesit më të mirë në botë, në bazë të testeve ndërkombëtare. Pra, edhe pse ata në kanë filluar shumë vonë në shkollë, ata zhvillojnë aftësitë shumë të mira”.
Por, si ka ardhur sistemi finlandez deri këtu?
Në vitin 1972, Finlanda futi një sistem gjithëpërfshirës të arsimit nëntë-vjeçar, i cili është përditësuar gradualisht gjatë viteve.
Në vitet 1990, Finlanda kaloi nëpër kriza të shumta ekonomike dhe vendi largoi çdo gjë që nuk ishte një domosdoshmëri absolute.
Një nga gjërat e para që hoqi ishte inspektimi shkollor.
Disa kishin frikë se mungesa e monitorimit do të ndikojë negativisht në cilësinë e arsimit, tha Järvinen-Taubert.
Por përkundrazi, kur për herë të parë dolën rezultatet e Pisa (Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve) rezultatet ishin më të mirat e shekullit. Finlanda ishte në krye të listës. Kjo befasoi shumë njerëz.
“Finlandezët ishin mjaft të bindur se kjo mund të ishte një gabim”. Që nga atëherë, plan-programi ka vazhduar të përshtatej nga viti në vit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ishte në lidhje dashurie tash e një vit me një të mitur – ferizajasi ndalohet për “sulm seksual”
Gazetari italian e krahason me Lavrovin pas telefonatës ndaj drejtorit të RAI 3, reagon Rama
Arrestohet një shtetas i Kosovës dhe një i Serbisë, për dhënie e marrje ryshfeti
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën