LAJMI I FUNDIT:

Pajaziti: Vendimi për Vesel Memedin është jo i drejtë (Video)

Pajaziti: Vendimi për Vesel Memedin është jo i drejtë (Video)

Vendimi i Gjykatës së Apelit në favor të kryetarit të shkarkuar të RDK-së Vesel Memedi, është jo i drejtë. Kështu deklaroi nënkryetari i këtij subjekti politik, Binaz Pajaziti, në emsionin Intervista në TV Shenja. Ai tha se pas ankimimit presin një vendim tjetër nga Gjykata e Apelit. Pajaziti tha se pavarësisht vendimit të Apelit, hapi i ardhshëm i Kuvendit të RDK-së është të shkojë në kongres të rregullt që është në dhjetor.

“Në RDK siç është e njohur, situata me shkarkimin e Vesel Memedit, sipas vendimit të fundit gjyqësor, Gjykata ka vendosur në favor të Vesel Memedit që ne vlerësojmë se është gjykim jo i drejtë. Ne javën që kaloi kemi bërë ankimimin e këtij vendimi në Gjykatë e Apelit dhe pritet për një afat të caktuar të ketë një vendim tjetër”, tha nënkryetari i RDK-së, Binaz Pajaziti.


Ai tha se sipas statutit të RDK-së vendimin për kongres duhet ta sjellin organet partiakedhe pasiorgani më i lartë është Kuvendi, ai tha se i bëjnë thirrje Vesel Memedit që të shkojë në Kuvend dhe aty, siç tha ai, të masë forcën politike. Pajaziti shtoi se çështja e përplasjeve brenda RDK-së ka ardhur si rezultat i përplasjes së degëve të RDK-së. Sipas tij, Vesel Memedi ka mohuar në kontinuitet bashkimin opozitar dhe kjo ka sjell në përplasje të degëve partiake.

“Ajo që ka qenë mollë sherri është fakti se Vesel Memedi nuk lejoi të formohet një komision për ta shqyrtuar bashkëpunimin me të gjitha partitë opozitare. Ai vendosi ta zgjedh rrugën më të vështirë që ta çojë RDK-në drejt përçarjes”, theksoi Pajaziti.

Sipas tij, misioni i Memedit është të mos lejojë bashkimin e opozitës për ta sfiduar partinë në pushtet, BDI-në dhe PDSH-në. Ai tha se Memedi ka shpifur grupin që kërkonte ndryshime në RDK, duke akuzuar ata se gjoja tentojnë të prishin bashkëpunimin me LR-PDSH-në dhe të bëjë bashkëpunim me Lëvizjen BESA. /Telegrafi/