LAJMI I FUNDIT:

Pahor: Nëse Serbia qëndron prapa ngjarjeve në Banjskë, atëherë perspektiva e saj shihet në interesat e Rusisë

Pahor: Nëse Serbia qëndron prapa ngjarjeve në Banjskë, atëherë perspektiva e saj shihet në interesat e Rusisë

Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, i cili po merr pjesë në Forumin To Be Secure në Mal të Zi, ka thënë se do të ishte shumë i zhgënjyer nëse hetimet do të tregonin se pas ngjarjeve të fundit në veri të Kosovës qëndron politika e Beogradit zyrtar.

Në kontekstin e ngjarjeve në Banjskë, Pahor tha se ekziston një “vijë e kuqe”.


“Kushdo që përdor forcën për të arritur qëllimet politike nuk është i denjë për mbështetjen dhe mirëkuptimin tonë”, tha ai

“Ne nuk e dimë saktësisht se çfarë ka ndodhur në Banjskë dhe kush është përgjegjës për të, duhet të presim për konstatime bindëse, por nëse del se Serbia zyrtare qëndron prapa ngjarjeve, atëherë është një ndryshim loje”, shtoi ai.

“Kjo do të nënkuptonte se Serbia ka vendosur që perspektiva e saj nuk është BE, por mund të shihet në interesat e Rusisë. Do të zhgënjehesha shumë. Kjo do të ishte një vijë e kuqe – përdorimi i forcës për qëllime politike është i papranueshëm për BE-në”, tha ai, transmeton Telegrafi.

Kur u pyet për ngërçin e plotë të dialogut Kosovë-Serbi, ai rikujtoi se vitin e kaluar u angazhua për ta ndihmuar Serbinë me vendimin e saj për t’u anëtarësuar në BE dhe se prandaj nga disa u kuptua si ‘avokat’ i Serbisë.

“Unë jam avokat për të gjitha vendet e rajonit, dua shumë dhe të punoj që ato të bëhen anëtare të BE-së”, tha ai.

Në diskutimin e tij ai u angazhua për hyrjen e përbashkët të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE deri në vitin 2030, të cilin e prezantoi në Beograd në qershor dhe më vonë ia shtoi në Sarajevë idenë e themelimit të Komunitetit Ekonomik të Ballkanit Perëndimor.

Ai paralajmëroi se atëherë BE duhet të jetë e gatshme pa hezitim që t’i pranojë të gjitha shtetet që janë të gatshme dhe do ta duan atë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori