LAJMI I FUNDIT:

Pahor: Koha e fundit që Ballkani Perëndimor të integrohet në BE, në të kundërtën mund të fuqizohen nacionalizmat  

Pahor: Koha e fundit që Ballkani Perëndimor të integrohet në BE, në të kundërtën mund të fuqizohen nacionalizmat  

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu ka folur për procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, duke thënë se e nxitë Kosovën që të përshpejtojë reformat e brendshme.

Pahor një ditë para vizitës së tij tha se qëllimi i ardhjes në Kosovë është që të këshillohet me presidenten Vjosa Osmani para Samitit të udhëheqësve në Brdo – Brijuni Process, në Brdo, ndërsa tha se është koha e fundit që Ballkani Perëndimor të integrohet në Bashkimin Evropian.


I pyetur se si i sheh marrëdhëniet Slloveni- Kosovë dhe çka mund ta mbështesë Sllovenia Kosovën në rrugën e saj integruese në Bashkimin Evropian, ai tha “Ne e nxisim Kosovën që të përshpejtojë reformat e brendshme dhe e mbështesim dialogun Beograd – Prishtinë, që zhvillohet nën përkujdesjen e Bashkimit Evropian. Qeveria jonë i ndihmon Kosovës edhe me transferimin e dijes dhe përvojave si dhe me projekte zhvillimore. Pjesëmarrja e Kosovës në procesin Brdo – Brijuni është aspekt i rëndësishëm i mbështetjes sonë, marrëdhënieve fqinjësore dhe i perspektivës evropiane të të gjitha shteteve”.

Presidenti Pahor po ashtu foli rreth vizitës së tij në Kosovë.

“Me presidenten e Kosovës dëshiroj të këshillohem para Samitit të udhëheqësve në Brdo – Brijuni Process, në Brdo, më 17. 5. 2021. Më gëzon fakti se kryetarja Osmani veç e ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj. Ky do të jetë një takim i rëndësishëm, njëri nga më të rëndësishmit në historinë njëmbëdhjetëvjeçare të nismës Brdo – Brijuni”, tha ai.

Ekskluzive, flet për Telegrafin Presidenti slloven Pahor një ditë para vizitës në Kosovë: Nuk e kam të njohur non-paper-in, idetë mbi ndryshimin e kufijve janë plotësisht të papranueshme
Lexo po ashtu Ekskluzive, flet për Telegrafin Presidenti slloven Pahor një ditë para vizitës në Kosovë: Nuk e kam të njohur non-paper-in, idetë mbi ndryshimin e kufijve janë plotësisht të papranueshme

Sipas presidentit slloven, synimi i samitit është ta shënojnë dhjetëvjetorin e nismës Brdo – Brijuni Process, gjë që, për shkak të epidemisë nuk arritëm ta bënim vitin e kaluar dhe para së gjithash të bisedojnë për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

“Duket se besimi në procesin e zgjerimit ka rënë në të dy anët – shumë sish në BE flasin për lodhjen nga zgjerimi, ndërsa në shtetet që dëshirojnë në BE, ky qëllim po shtyhet aq, sa po bëhet gjithnjë e më pak atraktiv. Kjo është e rrezikshme, pasi me këtë fuqizohen nacionalizmat dhe kërkohen alternativa.

Bashkimi Evropian është projekt i paqes dhe pajtimit dhe është koha e fundit që të zgjerohet në tërë hapësirën e Ballkanit Perëndimor, që momentalisht paraqet një njollë ngjyrë hiri të rrethuar me shtetet anëtare të BE-së.

Pra, pres një diskutim të hapur dhe konstruktiv lidhur me atë se çka mund të bëjmë gjithkush vetëm dhe në bashkëpunim të ndërsjellët për ta përshpejtuar procesin e zgjerimit dhe çka duhet të bëjë Bashkimi Evropian”, tha Pahor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Lajme
Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Siguri
Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes

Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes "s’paske mësuar por të pimë kafe, e zgjidhim ndryshe"

Arsim
​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

Lajme
Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Siguri
Xharra kritikon Sveçlën: 719 policë që kanë vepra penale vazhdojnë me qenë pjesë e Policisë së Kosovës

Xharra kritikon Sveçlën: 719 policë që kanë vepra penale vazhdojnë me qenë pjesë e Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori