LAJMI I FUNDIT:

Pagoi për italianët që ikën, restoranti falënderon kryeministren Meloni: Paratë do t’i mbajmë si suvenir

Pagoi për italianët që ikën, restoranti falënderon kryeministren Meloni: Paratë do t’i mbajmë si suvenir

Restoranti në Berat, ku disa turistë italianë u larguan pa paguar, ka falënderuar kryeministren italiane, Giorgia Meloni për pagesën e faturës të kryer përmes ambasadës.

Paratë tashmë të futura në një kavanoz janë kthyer në suvenir kundër syrit të keq në restorantin në Berat.


Restoranti ka falënderuar turistët italianë, të cilët me veprimin e tyre edhe pse të pahijshëm promovuan vendin tonë.

“Ne nuk kemi lejuar asnjë intervistë. Ata qytetarë italianë që kanë shkuar pa paguar kanë bërë një publicitet të madh për qytetin tonë. Le t’i falënderojmë ata! Tashmë thamë se nuk kishte asnjë problem me ta atë ditë. Këtu italianët janë në shtëpi, shumë vijnë këtu sikur ne shqiptarët ishim në Itali në kohë të errëta dhe jemi të mirëpritur. Falënderojmë kryeministren Giorgia Meloni për reagimin e shpejtë në këtë rast. Ajo është një zonjë e vërtetë! Ne punojmë shumë dhe kjo është një çështje familjare Por kjo nuk është çështje parash për ne (ne refuzuam një herë) por jemi shumë të prekur nga gjesti i saj! Një shembull i mrekullueshëm i dinjitetit nga një nënë e mirë e rreptë që jep një shembull për shtëpinë e saj! Faleminderit! Në foto janë paratë e saj që na ka dërguar përmes ambasadës. Ata do të qëndrojnë këtu në restorant si një suvenir dhe gjithashtu kundër syri i keq. Faleminderit President Meloni Viva Itali Viva Albania!”, shkruhet në postimin e restorantit.

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për TG1 zbuloi detaje nga momenti kur Meloni kishte mësuar për rastin, sipas saj të turpshëm.

“Unë ia tregova këtë gjë për të qeshur pak dhe të gjithë rreth saj u shkulen se qeshuri, por ajo u ngrys ne fytyre. U kthye nga Ambasadori: ‘Ju ambasador duhet të paguani atë faturë dhe të bëni një komunikim dhe të kërkoni falje sepse këta janë të turpshëm, dhe unë, ata që janë turpi i Italisë nuk i pranoj’ i tha me atë dialektin e vet fantastik roman“, tregoi Rama.

Italianët që ikën pa paguar në Shqipëri, Meloni: E pagova faturën pasi më vinte turp, nuk është kjo Italia që përfaqësoj
Lexo po ashtu Italianët që ikën pa paguar në Shqipëri, Meloni: E pagova faturën pasi më vinte turp, nuk është kjo Italia që përfaqësoj

Kryeminsitrja italiane Meloni ka thënë se një histori të tillë ia ka treguar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili i ka thënë se është i lumtur meqë katër turistët italianë janë ushqyer mirë dhe ishin të lumtur.

Ajo përmes një statusi në rrjetin social në X ka thënë se i vjen turp për një ngjarje të tillë, meqë s’dëshiron që Italia që përfaqëson të flitet për gjëra të tilla.

“Ndërsa isha në Shqipëri, kryeministri Rama më tregoi historinë e 4 italianëve që ikën në një restorant lokal pa paguar faturën. Restoratori, pasi pamjet e arratisjes ishin bërë virale, tha se ishte ende i lumtur sepse bashkatdhetarët tanë hanin mirë dhe ishin të lumtur”, ka thënë ajo.

Veprimi i Melonit për të bërë pagesën e faturës shkaktoi debat politik në Itali, ndërsa ambasada italiane në Shqipëri dha sqarime se kush e ka paguar faturën.

“Meloni i dërgoi paratë, ne sapo kemi paguar. Pas rekomandimit të kryeministres, Georgia Meloni, ne vazhduam me pagesën e faturës së lënë të papaguar nga një grup turistësh italianë në një restorant në qytetin e Beratit. Italianët respektojnë rregullat dhe paguajnë borxhet e tyre dhe shpresojmë që incidente të tilla të mos ndodhin më. Për sa i përket bilancit të faturës së restorantit në Berat që nuk është paguar nga turistët italianë, duhet theksuar se pagesa është likuiduar me fondet personale të Melonit nëpërmjet Ambasadës, e cila është kufizuar në kryerjen fizike të pagesës”, tha ambasada në një postim në Facebook. /tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Çështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së

Çështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së

Jehona Hulaj
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit, bënë thirrje për mobilizim masiv

Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit, bënë thirrje për mobilizim masiv

Lugina
Rinia Demokratike aksion para Qeverisë, simbolizojnë ikjen e profesionistëve

Rinia Demokratike aksion para Qeverisë, simbolizojnë ikjen e profesionistëve

Lajme
Kalo në kategori