LAJMI I FUNDIT:

Ngjarja e rëndë në “Don Bosko”, zbardhet rasti që kishte ndodhur dy vite më parë

Ngjarja e rëndë në “Don Bosko”, zbardhet rasti që kishte ndodhur dy vite më parë

Policia e Tiranës ka zbardhur atentatin e ndodhur dy vite më parë në “Don Bosko”, më 4 janar të 2022, ku mbeti i vrarë Erion Çela dhe u plagosën katër të tjerë.

Nga strukturat e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, sot u finalizua operacioni policor “FOKUS” si rezultat i të cilit u bë i mundur dokumentimi i plotë ligjor i ngjarjes se ndodhur më datë 04.01.2022, ku rreth orës 16:10, në rrugën “Don Bosko”, Tiranë, ku persona të panjohur, të cilët lëviznin me një automjet tip “Mercedez Benz”, me ngjyrë të zezë, kanë hapur zjarr me armë në drejtim të një lokali.


Si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka gjetur vdekjen shtetasi Erion Çela, si dhe janë plagosur shtetasit Blerim Çela, Edmond Crroj, Arben Dani dhe Azbi Selimaj.

Për këtë ngjarje, Prokuroria pranë Gjykatë së Shkallës Parë të Juridiksionit Përgjithshëm Tiranë, ka regjistruar procedim penal për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, (kundër dy ose me shumë personave) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjatë hetimeve intensive të kryera nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në drejtimin Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, duke shfrytëzuar të dhënave e inteligjencës policore, përdorimit të metodave speciale të hetimit, administrimit dhe vlerësimit të fakteve dhe të provave, si dhe shkëmbimit të informacionit me agjencitë ligj-zbatuese belge, është bërë i mundur dokumentimi ligjor i autorësisë se kësaj ngjarje kriminale.

“Nga tërësia e veprime të thelluara hetimore, vlerësimit të fakteve dhe provave të siguruara, deklarimet, provave shkresore, të dhënave në ekzekutim të letër porosisë nga autoritet belge, krijohet dyshimi i arsyeshëm, bazuar në prova, se shtetasi Kasandër Noga në bashkëpunim me shtetasin Kevin Zeneli (Suçi), kanë zhvilluar takime dhe biseda, kanë siguruar dhe kanë dhënë shuma monetare, me qëllim vrasjen e shtetasit G. H., dhe 2 nipave të tij për shkak të një hasmërisë të vjetër, që shtetasi Kasandër Noga, ka prej disa vitesh me vëllezërit E. H., alias M. R. dhe G. H.

Për të organizuar vrasjen e këtyre personave, shtetasi Kasandër Noga ka kontaktuar dhe porositur shtetasit Kevin Zeneli (Suçi), i cili më pas ka kontaktuar shtetasin Ilirian Feçi dhe vëllezërit Indrit dhe Gentjan Beqiraj, të cilëve iu është premtuar dhe dhënë si parapagim një shumë monetare.

Shtetasi Kevin Zeneli (Suçi) dhe Ilirian Feçi, në bashkëpunim me njeri – tjetrin, kanë kryer veprime konkrete, takime dhe biseda, janë interesuar për lëvizjet dhe kanë vëzhguar për disa muaj intinerarin e mundshëm të lëvizjeve, kanë siguruar mjetet dhe armët, më qëllim vrasjen e shtetasit G. H., duke konsumuar në këtë mënyrë elementët e veprës penale ‘Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje'”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Siç thuhet në njoftim nga deklarimet e vëllezërve Beqiraj, rezulton se megjithëse fillimisht ata kanë marrë përsipër kryerjen e vrasjes dhe kanë kryer veprime konkrete, pas disa kohësh janë tërhequr nga frika, dhe për gjetjen dhe vrasjen e shtetasit G. H., dhe nipave të tij, shtetasit Kasandër Noga dhe Kevin Zeneli (Suçi) kanë kontaktuar persona të tjerë të paidentifikuar deri tani.

“Gjithashtu, nga deklarimet e vëllezërve Beqiraj, ka rezultuar se më datë 04.01.2022, shtetasi Kevin Zeneli (Suçi), në bashkëpunim me dy persona të tjerë, ende të pa identifikuar, si porosi e shtetasit Kasander Noga, kanë qëlluar me armë zjarri drejt një lokali në Don Bosko, për të vrarë shtetasin G. H., por autorët kanë ngatërruar objektiv, dhe si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka gjetur vdekjen shtetasi Erion Çela dhe janë plagosur 4 të tjerë.

Gjithashtu, nga provat e mbledhura deri tani dyshohet se shtetasi Kevin Zeneli (Suçi) dhe personat e tjerë, janë ndihmuar nga shtetasi Roland Ahmetsulaj, i cili ka një njësi shërbimi që merret me riparim automjetesh, shërbim karrotreci, shit – blerje automjetesh etj. Nga analiza e të dhënave telefonike rezulton se ky shtetas, ditën e ngjarjes ka qenë në afërsi të vendit të ngjarjes, dhe ka komunikuar me shtetasin Kevin Zeneli (Suçi)”, thuhet më tej në deklaratën e Policisë.

Pas vlerësimit të provave dhe fakteve, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka vendosur (lexoni njoftimin e Policisë):

– Caktimin e masës se sigurimit personal “Arrest në burg”, në mungesë ndaj shtetasit Kasander Noga, i datëlindjes 15.05.1997, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, (kundër dy ose me shumë personave)

– Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, në mungesë ndaj shtetasit Kevin Zeneli (Suçi), i datëlindjes 07.03.1999, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, (kundër dy ose me shumë personave) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”

– Caktimin e masës se sigurimit personal “Arrest në burg”, në mungesë ndaj shtetasit Gentjan Beqiraj, i datëlindjes 30.10.1983, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për te kryer vrasje”

– Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, në mungesë ndaj shtetasit Indrit Beqiraj, i datëlindjes 01.07.1990, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për te kryer vrasje”

– Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, në mungese ndaj shtetasit Ilirian Feçi (Feci), i datëlindjes 15.06.1975, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për te kryer vrasje”

– Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, në mungesë ndaj shtetasit Roland Ahmetsulaj, i datëlindjes 30.08.1987, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për te kryer vrasje”

Nga Policia Gjyqësore është bërë ekzekutimi i masës se sigurimit personal “Arrest në burg”, për shtetasin Roland Ahmetsulaj dhe ekzekutimi i masave të sigurimit “Arrest në burg” për shtetasit Indrit Beqiraj, Gentian Beqiraj, Ilirjan Feçi, të cilët aktualisht ndodhen të paraburgosur në ambientet e Institucioneve të Ekzekutimeve të Vendimeve Penale, të arrestuar për vepra të tjera penale.

– Shtetasi Kasander Noga aktualisht ndodhet në burg në Belgjikë, dhe ekzekutimi i masës së sigurimit personal ndaj tij do të bëhet nëpërmjet letër-porosisë. Shtetasi Kevin Zeneli (Suçi) është shpallur në kërkim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Momenti kur Edi Rama i përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama i përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Politikë
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Turistja norvegjeze humb jetën në Durrës

Turistja norvegjeze humb jetën në Durrës

Lajme
Kalo në kategori