LAJMI I FUNDIT:

Pagoi 450 euro për një ‘fiks’ me shpresën se do të fitonte mijëra euro – kroati mbeti duarthatë pasi ‘zhduket’ personi që i premtoi bast të sigurt

Pagoi 450 euro për një ‘fiks’ me shpresën se do të fitonte mijëra euro – kroati mbeti duarthatë pasi ‘zhduket’ personi që i premtoi bast të sigurt

Dje, një shtetas 26-vjeçar kroat ka denoncuar në polici një mashtrim në lidhje me bastet sportive.

Burri ka kontaktuar përmes aplikacionit të mesazheve me një person të panjohur, të cilit i ka paguar rreth 450 euro për një biletë fituese në një pikë bastesh.


Ai në këtë mënyrë ka besuar se do të fitonte disa mijëra euro, por pas kësaj personi i “fiksave” ka ndërprerë kontaktet me të, njofton policia.

Policia do të bëjë kallëzim penal në prokurorinë kompetente të shtetit për veprën penale të Mashtrimit, raporton index.hr.

“Në portalet e lajmeve, profilet në rrjetet sociale dhe reklamat në faqet e internetit të njohura, shpesh mund të hasni lidhje dhe komente në të cilat “zbulohen sekretet” se si të fitoni para shpejt ose në të cilat individë (shpesh njerëz nga jeta publike) shpjegojnë se si ata grumbulluan pasuri të madhe ose dolën nga problemet financiare”, njofton policia e Kroacisë.

“Këto lidhje janë në të vërtetë oferta me qëllim të keq që mashtruesit duan t’ju joshin për t’i paguar ato. Jini veçanërisht të kujdesshëm dhe mos u bini pas ofertave për para të lehta dhe të thjeshta”, shkruan më tutje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa

"Zhduken" afro 500 mijë dollarë të ndara për rindërtimin e një qyteti ukrainas

Botë
Kalo në kategori