LAJMI I FUNDIT:

Paga minimale në Shqipëri shkon në 40,000 lekë apo 340 euro

Paga minimale në Shqipëri shkon në 40,000 lekë apo 340 euro
LSA

Ministrja shqiptare e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj deklaroi këtë të mërkurë se duke filluar nga data 1 prill, paga minimale në Shqipëri do të jetë 40,000 lekë [340 euro].

Reklama

Gjatë një deklarate për media në përfundim të mbledhjes së qeverisë, Ibrahimaj tha se të gjitha bizneset private, por edhe sektori publik, do të jetë i detyruar të respektojë pagën e re minimale të caktuar nga qeveria.

Sipas saj, kjo rritje është në nivelin 17.6 për qind në raport me pagën prej 34 mijë lekësh që ka qenë në treg.

“Sot u morr vendimi në Këshillin e Ministrave për përcaktimin e pagës minimale. Në bazë të vendimit paga minimale shkon nga një nivel në 34 mijë lekë që është aktualisht, në nivelin 40 mijë lekë”, ka shtuar Ibrahimaj.

“Gjatë vitit të kaluar ka pasur një rritje të pagave, ku gjatë 9 mujorit të vitit 2022 pagat mesatare në sektorin privat janë rritur 12.3 për qind. Rritja që u miratua është prej 6 mijë lekësh bruto, dhe është në nivel 17.6 për qind më e lartë se paga që është në treg. Kjo pagë do t’i atribuohet si sektorit privat dhe atij publik. Çdo punëmarrës dhe punëdhënës do të jetë i detyruar të zbatojë vendimin e pagës minimale që nga data 1 prill. Në pagën që marrin në muajin maj do të jetë e reflektuar kjo rritje”, tha ministrja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Komuniteti Shqiptaro-Amerikan i kërkon Sekretarit amerikan Antony Blinken mbështetje për Kosovën

Komuniteti Shqiptaro-Amerikan i kërkon Sekretarit amerikan Antony Blinken mbështetje për Kosovën

Lajme
Kurti: Kam prezantuar draft-vizionin për Asociacionin, nëse ka pajtueshmëri mund të vazhdojmë tutje

Kurti: Kam prezantuar draft-vizionin për Asociacionin, nëse ka pajtueshmëri mund të vazhdojmë tutje

Lajme
Gashi i reagon Ramës: Statutin e Asociacionit mund ta propozojë vetëm Qeveria e Kosovës

Gashi i reagon Ramës: Statutin e Asociacionit mund ta propozojë vetëm Qeveria e Kosovës

Lajme
Shkarkohen 20 aksionarët e dhjetë ndërmarrjeve publike në Prishtinë – këta janë emrat

Shkarkohen 20 aksionarët e dhjetë ndërmarrjeve publike në Prishtinë – këta janë emrat

Komunat
Hoxhaj: Draft-asociacioni i Ramës duhet të ketë mbështetje në Kosovë

Hoxhaj: Draft-asociacioni i Ramës duhet të ketë mbështetje në Kosovë

Lajme
Opozita në Prishtinë merr nën menaxhim dhjetë ndërmarrjet publike komunale

Opozita në Prishtinë merr nën menaxhim dhjetë ndërmarrjet publike komunale

Komunat
Kalo në kategori