LAJMI I FUNDIT:

Paga minimale në vendet e rajonit, krahasuar me Kosovën (Infografikë)

Paga minimale në vendet e rajonit, krahasuar me Kosovën (Infografikë)

Krahasuar me vendet e rajonit, Kosova ka pagën minimale më të ulët prej 170 euro.

Sipas Zyrës së Statistikave të Bashkimit Evropian (Eurostat), për të cilë mungojnë të dhënat për Kosovën, jo larg këtij niveli të pagës qëndron edhe Mali i Zi, ku një punëtor nuk duhet të paguhet më pak se 193 euro, ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 203 euro, si dhe Bosnja e Hercegovina me 208 euro. Në Shqipëri ky nivel i pagës është 211 euro, ndërsa në Serbi është 231 euro, shkruan Telegrafi.


Pagën më të lartë minimale për vendet e Ballkanit e ka Sllovenia prej 625 euro, pasuar nga Greqia me 546 euro, Kroacia me 406 euro, si dhe Bullgaria me 222 euro.

Ndryshe, gjatë një seance të Kuvendit, të mbajtur të mërkurën, është diskutuar edhe rreth pagës minimale në Kosovë.

Partia Socialdemokrate në seancë ka kërkuar që urgjentisht të rritet paga minimale.

Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri, para deputetëve ka paraqitur edhe arsyet e rritjes së kësaj page.

Ymeri: Urgjentisht duhet të rritet paga minimale
Lexo po ashtu Ymeri: Urgjentisht duhet të rritet paga minimale

“Ne duhet të kalojmë te paga që të mbesim gjallë, në pagën që duhet paguar. Punëtorët duhet të janë të integruar në çdo pjesë të shoqërisë. PSD urgjentisht kërkon që të ngrihet në pagë për të jetuar. Qëllimi i kësaj page duhet të jetë luftimi i varfërisë dhe reduktimi i varfërisë në të ardhura. Në aspekti ekonomik rritja e pagës duhet të rritet proporcionalisht me këtë pagë”, ka thënë Ymeri, shkruan Telegrafi.

Edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk duhet të ketë pagë më të ulët se 239 euro për të punësuarit nën 35 vjeç.

Haradinaj: Paga minimale prej 239 euro për të punësuarit nën 35 vjeç
Lexo po ashtu Haradinaj: Paga minimale prej 239 euro për të punësuarit nën 35 vjeç

“Këshilli Ekonomik e Social duhet të emërohet dhe funksionalizohet dhe propozim për pagën aktualisht minimale. KES-i nëse konstituohet dhe duhet t’i propozojë. Qeverisë për pagën minimale. Koeficienti 1 është 239 euro kish qenë e respektueshme si pagë. Pra 239 euro e kemi menduar që të jetë paga për kategorinë të punësuarve nën 35 vjeç”, ishte shprehur Haradinaj.

Paga minimale në vendin tonë është 130 euro për punëtorët nën 35 vjeç, ndërsa 170 euro për ata që janë më shumë se 35 vjeç. Kjo pagë nuk ka ndryshuar qysh nga viti 2011, atëherë kur ishte vendosur për këtë nivel të pagesës. /Telegrafi/