LAJMI I FUNDIT:

Paga e ministrit Fatmir Besimi nga 1.150 euro rritet në mbi 2 mijë euro

Paga e ministrit Fatmir Besimi nga 1.150 euro rritet në mbi 2 mijë euro

Ministri i Financave, Fatmir Besimi sot vërtetoi se për muajin prill i është paguar paga për 78 përqind më shumë, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Paga e tij e deritashme nga 71.145 denarë (1.154 euro) është rritur në 125.960 denarë (2043 euro).

Besimi theksoi se për 78 për qind është rritur paga për 1.060 funksionarë dhe se për këtë rritje, deri në fund të vitit, nga buxheti do të ndahen 960 milionë denarë shtesë (15.572.101 euro).


“Është mirë që Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi nenin e vitit 2012 për koeficientin e pagave. Nëse do të anulonte, zyrtarëve do të duhej t’u paguheshin pjesa e mbetur”, u shpreh Besimi.

Në pyetje të gazetarëve, ministri Besimi tha se nuk është koha për rritje të pagave në sektorin publik për shkak se ka implikime të inflacionit dhe paralajmëron rritje të pagave vitin e ardhshëm.

“Harmonizimi i pagave të Këshillit Ekonomiko-social do të zgjasë më gjatë, ndërsa metodologjia për rritje të pagave mund të miratohet më shpejtë:, u shpreh Besimi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Politikë
Kalo në kategori