LAJMI I FUNDIT:

Padi penale ndaj prindërve të tre fëmijëve që ndërruan jetë nga shpërthimi i zjarrit në Veles

Padi penale ndaj prindërve të tre fëmijëve që ndërruan jetë nga shpërthimi i zjarrit në Veles

Akuzë kundër gruas 38-vjeçare dhe burrit 46-vjeçar ka ngritur Prokuroria Publike deri te Gjykata Themelore në Veles, pasi dyshohen se kanë kryer vepër penale – “lënie pas dore dhe maltretim i fëmijës”.

Në periudhën kohore në të cilën fëmijët janë lënë vetë, në shtëpinë kishte shpërthyer zjarr në të cilin të gjithë tre fëmijët e kishin humbur jetën, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Siç kumtoi Prokuroria Publike, e akuzuara si prind – nëna e fëmijëve të moshës prej katër viteve, dy viteve dhe një viti, ndërsa i akuzuari si prind – babai i fëmijës së moshës prej një viti nuk e kishte mbrojtur jetën dhe shëndetin e fëmijëve që është kompetencë e tyre sipas dispozitave të neneve 44 dhe 46 të Ligjit për familje.

Tre fëmijë janë djegur nga një shpërthim i zjarrit në Veles
Lexo po ashtu Tre fëmijë janë djegur nga një shpërthim i zjarrit në Veles

Njëherit, i akuzuari si njerk i dy fëmijëve të tjerë gjithashtu ishte i obliguar që të kujdeset për ta duke pasur parasysh faktin se jetonin së bashku dhe kishte pozitën e mbrojtësit ndaj tyre, por nuk e kishte mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre.

Dy të akuzuarit më 20 qershor të vitit 2018 e kishin lënë anash detyrën e kujdesit dhe edukimit dhe i kishin lënë pas dore tre fëmijët kështu që për një kohë të gjatë, gjatë ditës i kishin lënë fëmijët vetë në shtëpinë në të cilën jetonin, ndërsa e cila përbëhej vetëm prej një hapësire.

Nga Prokuroria Publike thonë se bëhet fjalë për fëmijë të cilët sipas moshës së tyre nuk kanë mundur të kujdesen për veten e tyre. Me atë që i kishin lënë vetë në shtëpi të akuzuarit kishin vepruar me papërgjegjësi dhe nuk mbanin llogari për jetën dhe shëndetin e tyre. Në periudhën kohore në të cilën fëmijët ishin lënë vetë, në shtëpi kishte shpërthyer zjarr në të cilin tre fëmijët e kishin humbur jetën./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Taravari: Kemi dalje masive, shpresoj që vëzhguesit ta mbrojnë votën e çdo qytetari

Taravari: Kemi dalje masive, shpresoj që vëzhguesit ta mbrojnë votën e çdo qytetari

Politikë
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Lajme
Llukarevska: Pendarovski shkon në raundin e dytë

Llukarevska: Pendarovski shkon në raundin e dytë

Politikë
O'Brien bisedon me Kurtin, SHBA pret përparim urgjent në themelimin e Asociacionit

O'Brien bisedon me Kurtin, SHBA pret përparim urgjent në themelimin e Asociacionit

Lajme
KSHZ jep detaje për përqindjen e daljes së votuesve deri në fund të procesit zgjedhor

KSHZ jep detaje për përqindjen e daljes së votuesve deri në fund të procesit zgjedhor

Politikë
Vdes një person në Pejë, dyshohet se u godit qëllimshëm nga vetura

Vdes një person në Pejë, dyshohet se u godit qëllimshëm nga vetura

Kronika e Zezë
Kalo në kategori