LAJMI I FUNDIT:

Padi penale ndaj ish-kryetarit të komunës së Ohrit për rastin “Ngjala”

Padi penale ndaj ish-kryetarit të komunës së Ohrit për rastin “Ngjala”

Prokuroria Themelore Publike (PTHP), bazuar në lëndën “Ngjala”, deri te Gjykata themelore Shkupi 1, ka ngritur aktpadi kundër A. P, për verpën penale „keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe kompetencave“ dhe për verpën penale „mitmarrje“, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo prokurori ka ngritur aktpadi edhe ndaj personit G. S, si ndihmës në veprën penale „keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe kompetencave“.


Qysh në vitin 2014, PTHP-ja urdhëroi hetime për 16 persona, ndër të cilët janë pesë shërbyes shtetërore të punësuar në komunën e Ohrit dhe pesë drejtorë shoqërishë tregtare.

Të dyshuarit akuzohen se gjatë periudhës 2006-2013, gjatë prokurimit publik për nevojat e kësaj komune, kanë kryer veprën penale „keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe kompetencave dhe vepra tjera penale“. Këta të dyshuar kanë përfituar të ardhura pronësore me vlerë prej 112 milion denarë, në dëm të komunës.

Gjatë muajit të kaluar, PTHP-ja ka akuzuar B. K, S. K, Z. SH, E. S dhe J. L, të cilëtme propozim-marrëveshje, janë dënuar me vendim të plotëfuqishëm për veprën penale „keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe kompetencave“. Hetimet për nëntë personat tjerë janë ndërprerë./Telegrafi/