Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se po e ndjek me shqetësim situatën në lidhje me ndeshjen futbollistike ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës në Podgoricë.

Ai i është referuar presionit mbi trajnerit Ljubisa Tumbakovic, i cili refuzoi ta drejtojnë përfaqësuesen malazeze në ndeshjen kundër ekipit tonë.

Pacolli në një shkrim të bërë në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, ka thënë se Mali i Zi është partner i Kosovës dhe se Serbia nuk do ta pengojë këtë miqësi.

Gjithçka që ndodhi në përballjen Mal i Zi 1-1 Kosovë Gjithçka që ndodhi në përballjen Mal i Zi 1-1 Kosovë

Tutje në shkrimin e bërë, Pacolli ka theksuar se presioni ndaj trajnerit dhe ndaj disa lojtarëve nga Beogradi dhe mediat serbe e tregon fytyrën e vërtetë të Serbisë për të ndërhyrë në vendet fqinje, megjithatë, sipas tij, Kosova dhe Mali i Zi do t’i kapërcejnë pengesat nga Beogradi, pasi që të dyja vendet i njohin taktikat e shteti serb.

Në fund, Pacolli ka pohuar se sonte sytë do të jenë tek djemtë e Kosovës, dhe se atyre iu uron fitore. /Telegrafi/