LAJMI I FUNDIT:

Pacolli takon mjekët: Është urgjente përmirësimi i infrastrukturës shëndetësore

Pacolli takon mjekët: Është urgjente përmirësimi i infrastrukturës shëndetësore

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli i cili është pjesë e listës së LDK-së, gjatë fushatës parazgjedhore ka takuar mjekët.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se është fisnike, madhështore dhe jetëshpëtuese ajo çfarë bëjnë sot mjekët tanë e personeli shëndetësor.


“Nga takimi me ta kuptova se nuk mungon aspak vullneti e zelli i tyre për punë, por ende u mungojnë kushtet”, u shpreh Pacolli.

Ai ka thënë se është urgjente përmirësimi i infrastrukturës shëndetësore.

“Në fakt ka pasur gjithmonë nevojë, prandaj AKR prej kryeherash e ka pasur një nga shtyllat e programit investimin në Shëndetësi”, shkroi Pacolli.