LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Sveçla më kërcënoi me arrestim, kjo është sfida më e madhe për Kuvendin

Pacolli: Sveçla më kërcënoi me arrestim, kjo është sfida më e madhe për Kuvendin

Kryetari i Aleancës Kosova e Re njëherësh, deputet i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka akuzuar ushtruesin e detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, se e ka kërcënuar me arrestim.

Lideri i AKR-së, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se kjo është sfida më e madhe në Parlamentin e Kosovës që nga viti 1989.


“Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Brendshëm më ka kërcënuar me arrestim nëse shkoj në Kuvend për të ushtruar detyrën time si deputet. Kjo është sfida më e madhe në Parlamentin e Kosovës që nga viti 1989. Qeveria i përgjigjet Kuvendit, e jo deputetët Qeverisë. Demokracia duhet të mbizotërojë”, ka shkruar Pacolli, përcjell Telegrafi.

Kthimi i Behgjet Pacollit nga Zvicra gjatë kësaj jave është përcjell me debate e përplasje ndërmjet udhëheqësve institucionalë dhe me dilema nëse duhej t’i lejohej kthimi dhe se a duhej t’i nënshterohej karantinimit si masë preventive ndaj coronavirusit.

Fillimisht ushtruesi i detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka akuzuar presidentin Thaçi se të mërkurën kishte shkuar pa respektuar protokollin e shtetit në Shqipëri, duke ngritur edhe dyshimet se Presidenti do ta ketë futur Pacollin në Kosovë në mënyrë ilegale nga Shqipëria, ku lideri i AKR-së kishte ateruar me aeroplanin e tij.

Ndërsa, Pacolli me të mbërrirë në Aeroportin e Prishtinës, ka deklaruar se për herë të parë nuk kishte guxuar të ateronte në aeroportin e shtetit të tij, nga frika se do t’i organizohej një sulm terrorist, nga shteti. Kjo deklaratë e Pacollit ka nxitur reagime të shumta.

Ndërkohë, Sveçla ka thënë se deputeti Behgjet Pacolli do të ndalohej e ndoshta edhe do të arrestohej, në rast se do të kthehej ilegalisht në Kosovë nga Tirana.

Sveçla tha se Pacolli do të arrestohej nëse do të shkonte në Kuvend, reagon Zyberaj: Alarmante dhe e frikshme kjo deklaratë
Lexo po ashtu Sveçla tha se Pacolli do të arrestohej nëse do të shkonte në Kuvend, reagon Zyberaj: Alarmante dhe e frikshme kjo deklaratë

Ai në  një intervistë televizive nuk e ka përjashtuar ndonjë masë edhe tash, nëse Pacolli thyen vetizolimin në shtëpinë e tij, duke shtuar se  Pacolli do të ndalohej nëse të shtunën do të t’ia mësynte Kuvendit, ku pritej të mbahej seanca e jashtëzakonshme për votimin e Qeverisë Hoti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori