LAJMI I FUNDIT:

Sveçla tha se Pacolli do të arrestohej nëse do të shkonte në Kuvend, reagon Zyberaj: Alarmante dhe e frikshme kjo deklaratë

Sveçla tha se Pacolli do të arrestohej nëse do të shkonte në Kuvend, reagon Zyberaj: Alarmante dhe e frikshme kjo deklaratë

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se deputeti Behgjet Pacolli do të ndalohej e ndoshta edhe do të arrestohej, në rast se do të kthehej ilegalisht në Kosovë nga Tirana.

Ai nuk përjashtoi ndonjë masë edhe tash, nëse Pacolli thyen vetizolimin në shtëpinë e tij, duke shtuar se  Pacolli do të ndalohej nëse të shtunën do të t’ia mësynte Kuvendit, ku pritej të mbahej seanca e jashtëzakonshme për votimin e Qeverisë Hoti. Këto deklarata Sveçla i bëri në emisionin “Interaktiv” në KTV.

E ndaj këtyre deklaratave ka reaguar Jetlir Zyberaj, këshilltari i Behgjet Pacollit, i cili tha se është i paprecedent deklarimi i ministrit Sveçla.

Zyberaj e quajti alarmante dhe të frikshme deklaratën e Sveçlës, duke kërkuar reagimin e kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani.

“I paprecedent deklarimi i ministrit Sveçla, se në rast të mbajtjes së seancës në Kuvend, shkuarja e zotit Pacolli aty si deputet, do të pasonte me arrestimin e tij. Alarmante dhe e frikshme kjo deklaratë. Si mund të arrestohet një deputet i zgjedhur nga populli veç pse i kryen obligimet kushtetuese? Reagimi i zonjës Vjosa Osmani është i nevojshëm dhe urgjent ndaj kësaj çmendurie me qellim frikësimi”, ka shkruar Zyberaj në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori