LAJMI I FUNDIT:

Pacolli reagon ashpër ndaj Kurtit dhe Sveçlës: Po ndjek me shqetësim telenovelat policore rreth meje

Pacolli reagon ashpër ndaj Kurtit dhe Sveçlës: Po ndjek me shqetësim telenovelat policore rreth meje

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se është duke ndjekur me shqetësim zhvillimet rreth tij, siç i ka quajtur ai telenovela policore.

Pacolli ka pohuar se në kohën e pandemisë së coronavirusit, kryeministri Albin Kurti po bën sfida, duele mesjetare. Gjithashtu, në reagimin e tij, kreu i AKR-së, ka përmendur edhe ushtruesin e detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, transmeton Telegrafi.


“Kam dhimbje të madhe se stili juaj i të bërit politikë, po dehumanizon brezin e ri të Kosovës, po e merr peng atë, rininë, ëndrrat e saj. Shikoni sa egërsi, sa shpërfytyrim ka në mesazhet e të rinjve mbështetës tuaj në mediat sociale, sipas modeleve të shoqërive të egra aziatike, dhe të Partisë së Antiamerikanëve që përfshin dhe takojnë mediatikë, me themel mu në trashëgiminë titiste apo enveriste të shoqërisë sonë”, ka shkruar ai.

Për më shumë, reagimi i plotë i Pacollit:

“Me mendjen dhe zemrën 24 orë në “lokacionin” tim të dashur, Kosovë, po ndjek me shqetësim, por dhe buzagaz satirik, telenovelat policore rreth meje, që më në fund panë heroin e ri, zotëri Kurtin. Ndërsa Kosova si mbarë bota, e prekur nga pandemia, pret prej tij mesazhe bashkimi, pajtimi, qetësie, moderimi, pret punë për çkapjen e shtetit dhe jo fjalë mediash sociale, ai bën sfida duelesh mesjetare.

Pse zotëri Kurti? Ju kam pritur në shtëpinë time, ju kam hapur dyert, zemrën dhe gjithçka sipas traditës së shqiptarit. A nuk kam qenë nikoqir i mirë?

A nuk e kam votuar përkundër presioneve, qeverinë tuaj me shpresën për ndryshim? Por ju thashë: kujdes, historia nuk fillon me ju! Nuk kam kërkuar kurrgjë; por në vend të mirënjohjes, nuk kam pritur këto sulme të egra që më kujtojnë Shqipërinë e viteve 70, regjimit një partiak.

Ju kam bërë tranzicion model të detyrës tek ju, dhe tek pasardhësi im në krye të Ministrisë së punëve të jashtme. Nuk kam votuar rrëzimin e qeverisë tuaj. Nga cilat modele ideologjike vjen kjo egërsi ndaj meje?

Ç’është ky Xhelali, sinonim i xhandarit personal të kryeministrit në letërsinë komuniste, që shkel ligj dhe kushtetutë e që më kërcënoka mua, ndërsa jam duke përkryer projektin e rindërtimit të Thumanës nga tërmeti, në banesën time? Ç’janë këta policë të mendimit, këta luogotenentë marksistë që kërcënojnë dhe kryeministrin e Shqipërisë se më strehoka mua? Mua që me votën time mund të votokam qeverinë e pasardhësit të zotëri Kurtit?

Kam dhimbje të madhe se stili juaj i të bërit politikë, po dehumanizon brezin e ri të Kosovës, po e merr peng atë, rininë, ëndrrat e saj. Shikoni sa egërsi, sa shpërfytyrim ka në mesazhet e të rinjve mbështetës tuaj në mediat sociale, sipas modeleve të shoqërive të egra aziatike, dhe të Partisë së Antiamerikanëve që përfshin dhe takojnë mediatikë, me themel mu në trashëgiminë titiste apo enveriste të shoqërisë sonë. E di që xhandarët tuaj të mendimit do ma përmendnin Jelcinin, i cili ishte miku më i madh i Presidentit Klinton, çliruesit tonë. Bashkë kanë vendosur për çdo hap për Kosovën, dhe unë jam dëshmitar i këtij bashkëpunimi.

Sigurisht Kosova nuk është në kufi të Meksikës, prej ku SHBA-të vendosën të bombardonin Serbinë, duke na çliruar si popull dhe duke ju nxjerrë juve nga burgu. Por nuk është as në pjesë të caktuara të Azisë, prej nga duket se vjen kultura e egër e linçimit, e mendimit uniform dhe pa ngjyrë, e njerëzve të veshur njëlloj brenda dhe jashtë!
Zotëri Kurti, do ikni dhe do vini në pushtet, sepse ky është ligji i pluralizmit, i rotacionit.

Lini gjurmët tuaja në historinë moderne të Kosovës dhe kombit tonë duke ndërtuar dhe jo duke shkatërruar; duke nderuar njeriun, dhe jo duke e sulmuar atë; me mirënjohje dhe jo me agresivitet; duke bashkuar dhe jo duke ndarë. Mos vallë ju është korruptuar arsyeja juaj filozofike prej peshës së pushtetit?

Mos rendni pas shumicës së verbër të cilës po ja shpëlani trurin, me mjete të paligjshme, por kërkoni aprovimin e pak-ëve, pa i numëruar, por duke i peshuar ata – si ju thotë një filozof i dashur për ju”.

Ndryshe, dje u.d i ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka ngritur dyshimet se presidenti i vendit, Hashim Thaçi, e ka futur në Kosovë Behgjet Pacollin, duke shtuar se nëse kreu i AKR-së, shfaqet diku atëherë Policia e Kosovës do të ndërmarrë masa./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
“Pavarësisht kërcënimeve prej nga vijnë jemi të gatshëm t’i ndërmarrim masat e nevojshme”, KFOR-i publikon një video-mesazh

“Pavarësisht kërcënimeve prej nga vijnë jemi të gatshëm t’i ndërmarrim masat e nevojshme”, KFOR-i publikon një video-mesazh

Lajme
Kalo në kategori