LAJMI I FUNDIT:

Sveçla dyshon se Thaçi e solli Pacollin nga Shqipëria: Nëse Pacolli shfaqet në territorin e Kosovës, policia do të marrë masa

Sveçla dyshon se Thaçi e solli Pacollin nga Shqipëria: Nëse Pacolli shfaqet në territorin e Kosovës, policia do të marrë masa

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se vizita e presidentit të vendin, Hashim Thaçi në Shqipëri, nuk ka qenë në bazë të protokollit dhe se nëse ai ka qenë i shoqëruar nga deputeti i Kosovës, Behgjet Pacolli rrugës së kthimit nga Shqipëria, është i obliguar t’i nënshtrohet rregullave të karantinimit.

“Mbrëmë vonë jam informuar se presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka kaluar kufirin rreth orës 18:00 dhe është kthyer në ora 19:00. Presidenti është ulur përpara përkundër rregullave të sigurisë, ndërsa prapa nuk kanë mundur të shohin nëse është dikush, për shkak të xhamave të zi, ndërsa është shoqëruar me vetëm një veturë në të cilën ka qenë vetëm shoferi”, tha Sveçla.


“Për sqarim në bazë të ligjit për protokollin shtetëror çdo vizitë e presidentit qoftë zyrtare apo private, jashtë shtetit duhet të komunikohet te protokolli shtetëoro i ministrisë së Punëve të Jashtme, tashmë ëshë konfirmuar se protokolli i shtetit përkundër dispozitave ligjore në fuqi, nuk është njoftuar në lidhje me vizitën e presidentit në Republikën e Shqipërisë. Deri më tani nuk e kemi konfirmuar se z. Pacolli ka qenë në shoqëri të presidentit. Për më tepër, shkelja e vendimeve të hartuara nga organi kompetent, në këtë rast Ministria e Shëndetësisë, me qëllim të kontrollimit të pandemisë është vepër penale e përshkruar me nenin 250 të Kodit Penal”, tha Sveçla gjatë konferencës për medie.

Sveçla deklaroi se nëse presidenti i vendit ka qenë në kontakt me Pacollin, atëherë duhet të hyjë në karantinë, ose vet-izolim.

“Nëse presidenti ka qenë i shoqëruar nga zotëri Pacolli, oblighet që t’i nënshtrohen rregullave të karantinimit, ose vet izolimit në linjë me historikun e shëndetit. Nisur nga kjo nëse me të vërtetë deputeti, Behgjet Pacolli ka qenë në veturën e presidentit Thaç, atëherë ai me vetëdije të plotë i ka shkelur rregullat për karantinim ose vetizolim për të cilat ishte paralajmëruar edhe para nisjes për Kosovë”, tha Sveçla.

“Ne i kërkojmë presidnetit të vendit që të përgjigjet se pse ka vendosur të bëj tejkalimin e protokollit shtetëror, ndërsa zotëri Pacollit të lajmërohet menjëherë se ku është, përndryshe nëse shfaqet brenda territorit të Kosovës, në ndonjë moment të caktuar, atëherë policia e Kosovës është e detyruar të ndërmarr masat me legjislacionin në fuqi”, tha Sveçla. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori