Kryetari i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Rrahim Pacolli ka deklaruar se jemi ndër vendet e vetme që ngarkojmë qytetarët me TVSH në sigurime. Ai ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës që të rishikojë edhe njëherë pakon fiskale dhe krahas shërbimeve tjera financiare, të lirojë edhe policat e sigurimeve nga TVSH-ja.
Postimi i plotë i Pacollit në facebook:
Qytetarët e Kosovës janë viktimat më të mëdha të politikës së pakuptimtë fiskale në Kosovë.
Njësia matëse në këtë rast është xhepi i qytetarëve i cili çdo vit ngarkohet më shumë e më shumë me shpenzime dhe taksa të panevojshme që imponohen nga secila qeveri që vije, duke dashur që të mbulojnë humbjet e pazarllëqeve të tyre.
Industria e Sigurimeve në Kosovë është njëra nga industritë ku kompanitë mezi që mbijetojnë nga ngarkesat e padrejta fiskale si tatime, taksa administrative dhe TVSH. Them ngarkesa të padrejta sepse kompanitë e sigurimeve paguajnë 5% tatim në qarkullim pa të drejtë të zbritjes së shpenzimeve ndërkohe që kompanitë tjera shërbyese/tregtare në Kosovë paguajnë tatim në fitim neto. Ky lloj tatimi në qarkullim krijon humbje të mëdha për kompanitë dhe vështirëson operimin e tyre normal dhe si rrjed hojë, krijon pasiguri te vetë qytetarët e siguruar sepse obligimet ndaj tyre nuk mund të përmbushen në mënyrë të kënaqshme dhe të pritshme.
Edhe kompanitë e sigurimeve në rajon paguajnë tatim në fitim neto , pra mbetemi industria më e ngarkuar padrejtësisht.
TVSH është 18 % për polica të sigurimit. Dihet se kjo taksë mblidhet nga qytetarët e Kosovësdhe i paguhet shtetit.
Mirëpo, kjo praktikisht bie ndesh me vetë kuptimin e saj ( tatimi mbi vlerën e shtuar) sepse marrja përsipër e rreziqeve nga ana e kompanive të sigurimit nuk krijon kurrfarë vlere të shtuar por vetëm përgjegjësi për kompanitë e sigurimeve. Pra, kjo taksë i ngarkon padrejtësisht policëmbajtësit tanë me 18% më shumë prim.
Kjo dhe është arsyeja kryesore se përse shumica e bizneseve të Kosovës mbeten të pasiguruara dhe një numër i madh i automjeteve lëvizin në trafik pa sigurim.
Në SHBA dhe shtetet Evropiane nuk paguhet TVSH për polica të sigurimeve dhe këtë e kam bërë të qartë disa herë. Jemi ndër vendet e vetme që ngarkojmë qytetarët me TVSH në sigurime, andaj shfrytëzoj rastin që të kërkoj nga Kryeministri i Kosovës që të rishikojë edhe njëherë pakon fiskale dhe krahas shërbimeve tjera financiare të lirojë edhe policat e sigurimeve nga TVSH-ja.
Kjo automatikisht do të kishte efekt të drejtpërdrejtë në rritjen e buxhetit të shtetit përmes rritjes së numrit të policave të sigurimit dhe rritjes së tregut në përgjithësi. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Trajtimi i punëtorëve teknikë vazhdon të jetë shqetësues
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë