LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Kosova merr Kartonin e Gjelbër, nëse hiqet pagesa për bashkatdhetarët

Pacolli: Kosova merr Kartonin e Gjelbër, nëse hiqet pagesa për bashkatdhetarët

Kryetari i Këshillit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, njëherësh drejtor i kompanisë së Sigurimeve “Siguria”, Rrahim Pacolli, në Ballë për Ballë të Klan Kosovës ka thënë se duhet që Qeveria e Kosovës të marrë barrën e dëmeve që shkaktojnë bashkatdhetarët.

Ai ka deklaruar se këtë gjë e ka kërkuar tashmë, pasi ata po maltretohen duke pritur gjatë në kufij dhe duke u detyruar të paguajnë shuma që janë të panevojshme pasi kanë paguar policë që e mbulon të gjithë Europën, njofton Klan Kosova.


“Kemi kërkuar, por akoma nuk kanë arritur ta bëjnë komisionet dhe persona adekuat. Mendoj që vitin e kaluar, më 2015, bashkatdhetarët kanë shkaktuar 1.5 milionë euro dëme. Këto dëme mendoj që duhet t’i paguajë Qeveria e Kosovës. Vitet e fundit rinia nga diaspora është duke e bojkotuar Kosovën. Po maltretohen shumë, sepse pritjet në kufij janë të gjata. Nuk është në rregull që ne tash e 16 vjet të vazhdojmë kështu”, tha ai.

Pacolli më tutje ka thënë se nëse kjo gjë ndodhë, atëherë me shumë gjasë Kosova mundet që vitin tjetër të jetë pjesë e Kartonit të Gjelbeër, pasi Këshilli i Byrove do ta kuptonte këtë hap si ecje përpara.

“Mendoj që nëse i bëjmë këto ndryshme së shpejti do të mund të bëhemi pjesë e Kartonit të Gjelbër”.

“Këshilli i Byrove është lodhur me ne. Tash në kohët e fundit nuk kemi mundur të shkojmë përpara sepse kemi pasur ndryshime të menaxherëve”.

“Ne vetëm rroga të stafit të byrosë i kemi mbi 2.5 milionë euro në vit. Bashkatdhetarët kanë të drejtë që ankohen sepse ata paguajnë policë që mbulon një pjesë të gjerë. Nëse Qeveria e merr barrën e dëmeve që i shkaktojnë, atëherë besojmë se vitin tjetër do të jemi pjesë e Kartonit të Gjelbër”, tha Pacolli.

Sipas tij detyrimi i bashkatdhetarët për të paguar këto polica është duke shkaktuar tollovi të mëdha dhe dëmet që po shkaktohen gjatë verës janë duke paraqitur problem për kompanitë e sigurimeve, dhe vet byronë.

“Mendoj që Qeveria do ta kuptojë këtë gjë dhe do të kemi një veprim pozitiv në këtë drejtim. Tollovia që po krijohet gjatë muajve kur ata vijnë, për shkak të këtyre policave, po bën që Këshilli i Byrove të mos na trajtojë seriozisht. Qeveria duhet ta kuptojë këtë problem. Ai nuk është shumë i madh si shkak i tragave europiane, por nga aksidentet pa targa në Kosovë”, tha ai.