LAJMI I FUNDIT:

Pacolli kërkon fushatë derë më derë në Mitrovicë

Pacolli kërkon fushatë derë më derë në Mitrovicë

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, sot ka mbajtur një takim me anëtarësinë e kësaj partie në Mitrovicë, prej të cilëve ka kërkuar që në fushatën për zgjedhjet e përgjithshme të prezantojnë derë më derë programin e AKR-së. Me këtë rast Pacolli bashkë me kryetarin e degës Agim Bahtiri, u kanë ndarë libreza të AKR-së 100 anëtarëve të rinj.

Pacolli ka thënë se Mitrovica, është një rast i mirë ku angazhimi qytetarë në projektin e AKR-së sjell ndryshime.

“Ju sot keni një udhëheqje komunale të sinqertë dhe të përkushtuar që po ju shërben me ndershmëri”, ka thënë Pacolli, raporton portali Veriu.info.
Presidenti i AKR-së tha se është koha e veprave e jo e fjalëve, dhe vendi duhet të zhvillohet që të ofrojë vlera.

Duke folur për ofertat e shumta të partive politike, ai tha se shumë prej tyre janë boshe, “Ekonomisë kosovare më shumë se kurrë i duhet të integrohet në trendët e globalizmit të ekonomisë, që po ndodh në gjithë botën e zhvilluar”, tha Pacolli.

Pacolli bashkë me kryetarin e degës Agim Bahtiri, u kanë ndarë libreza të AKR-së 100 anëtarëve të rinj.

Në këtë takim AKR-ja ka prezantuar listën e kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Kosovës nga qyteti i Mitrovicës, ku do të garohet me shtatë kandidatë nga Mitrovica, të cilët janë: Bislim Imeri, Xhevrije Bahtiri, Iset Beka, Sami Zeka, Adem Zhitopotoku, Nusret Qubreli dhe Sami Bilalli. Ndërsa nga Mitrovica e veriut. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Lajme
Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe

Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe

Lajme
BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës

BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore

Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore

Lajme
E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

Drejtësi
Kalo në kategori