LAJMI I FUNDIT:

Pa simbole rrezikohet shteti

Për të fituar reputacion, kredibilitet, respekt dhe përkrahje ndërkombëtare, institucionet tona duhet të veprojnë konform Kushtetutës dhe ligjeve të vendit. Kanë për obligim t’i tregojnë edhe qytetarëve të Kosovës, por edhe botës se ne jemi për shtet që mbron qytetarin, simbolet, por edhe kufijtë e vendit. Kështu na mëson edhe vendimi i GJND-së për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.

Nëse i heqim simbolet e shtetit tonë nga fletëvotimet në 3+1 komunat veriore, ku plotësohet kërkesa e minoritetit serb, atëherë dalin këto çështje:


1. Ku ndalen lëshimet që duhet të bëjnë institucionet e Kosovës për pakicën serbe në Veri dhe në Kosovë?

2. Krijohet precedent i cili nuk e lejon Kosovën për 20 vjetët e ardhshme të dal nga bllokada politike.

3. Kë e përfaqëson vota e fletëvotimeve pa simbole shtetërore?

4. Kush zgjidhet nga kjo votë dhe a i përgjigjet institucioneve të Kosovës, apo vetëm Asociacionit të Komunave Serbe?

5. Kryetarët e këtyre komunave i zgjedhin komandantët e Policisë që i raportojnë atij dhe ai kujt të dëshiroj;!

6. Nga Asociacioni i Komunave Serbe fuqizohen Këshillat e Përkohshme që planifikon Serbia t’i krijojë nëpër të gjitha qytetet e Kosovës.

7. Zgjedhjet në pjesën Veriore nuk realizohen nga KQZ-ja, por nga OSBE. Me këtë fakt Asociacioni i Komunave Serbe merr fuqi autonome në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

8. Këshillat e Përkohshme Administrative brenda një viti krijojnë komunat paralele në tërë territorin e Republikës së Kosovës duke u paguar nga buxheti ynë.

9. Kosova ndahet dhe Serbia e merr menaxhimin paralel në tërë Kosovën, duke shfrytëzuar buxhetin e Kosovës.

10. Ndalen njohjet e reja ndërkombëtare dhe bllokohet anëtarësimi në OKB dhe NATO.

Pra, është esenciale dhe kruciale që KQZ të jetë partner me OSBE-në në tërë territorin e republikës.

Për veprimet të cilat mund të pasojnë nga komuniteti serb në komunat veriore të vendit, kërkojë nga BE, QUINT-i dhe SHBA mendimin se me të cilën të drejtë vendore apo ndërkombëtare mund të lejohen këto veprime të njëanshme? Njësojë duhet të veprojë edhe ekipi negociator!

Kosova i ka institucionet e veta te cilat me fuqinë dhe përgatitjen e tyre punojnë pandërprerë në ndërtimin e këtij shteti të ri që e dua shumë. U them të gjithë ambasadorëve në Kosovë, pa dallim: cili vend i juaji do t’i lejonte këto veprime dhe cili vend i juaji nuk do t’i dënonte ato veprime dhe njerëzit që i ushtrojnë ato veprime të njëanshme dhe në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.

Çdo shtet anëtar i BE-së i ka kufijtë e vet të përcaktuar dhe të mbrojtur ndërkombëtarisht. Po ashtu ka ushtrinë e vet që e forcon edhe më shumë këtë lloj kufiri.

Kosova ende nuk e ka as njërën e as tjetrën, andaj paraqitja e logove të shtetit është esenciale dhe e domosdoshme për vendin tonë të ri. Nëse BE-ja, pas gjithë atij investimi miliardësh, dëshiron që Kosova të jetë model i suksesit, atëherë secili vend anëtarë duhet të llogaris se si do të përgjigjej në situatën tonë. Ambasadori gjerman Ernst Reichel – tash udhëheqës për Ballkanin dhe Evropën Juglindore në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë – tha se në vendin tim nuk ka simbole të shtetit në fletëvotime. Por, i them z. Rechtel se as OSBE që zhvillon zgjedhjet, e as probleme të kufirit nuk ka Gjermania. Po ashtu e pyes z. Reichel: çka do te bënte Gjermania sikur pesë (5) milionë turq që jetojnë në Gjermani të kërkonin një veprim të njëjtë?

Tejkalimi i këtyre zgjedhjeve pa logo, pa vula dhe dokumentacione përcjellëse të Republikës së Kosovës, si dhe përfshirja e OSBE-së si e vetme, nënkupton krijimi i një entiteti të veçantë dhe fillimi i ndarjes së Kosovës. Për këtë arsye edhe kërkesa serbe në bisedime është që për këto të drejta të na jepet Kodi telefonik, menaxhimi i Energjisë dhe Menaxhimi i Planifikimit Hapësinor edhe i pjesës veriore të vendit tonë. Paketë për Paketë.

Nëse ne pranojmë këtë kompromis, atëherë urime komunat paralele serbe në tërë territorin e Kosovës.

Shtrohet pyetja, çfarë simbolesh do të përdorën në 3+1 komunat e veriut, pasi që asnjë nga simbolet shtetërorë mund të mos përdoret në zgjedhje? Pas zgjedhjeve, vulat, logot, kontratat e punës, sociali, fletë-aplikacioni për dokumente identifikimi të Kosovës, kadastra, shërbimet mjekësore, policia, shkollat, çerdhet etj. çfarë logo do të kenë? Pra, në çfarë niveli dhe në çfarë formë do të zhvillohet jeta në këtë pjesë të Kosovës, nëse jo sipas Kushtetutës? Kush e mbron interesin e shtetit tonë, nëse vet ne nuk e mbrojmë atë?

Kryeministër, si kapiten i skuadrës, si dribler i shkëlqyeshëm dhe si vendimmarrës për këtë proces – kujdesu për vendin!

Në trend

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Lajme
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Botë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit

Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit

Botë
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Drejtësi
Kalo në kategori