LAJMI I FUNDIT:

“Pa SHBA-në nuk do të kishte Kosovë të pavarur”, Rama mesazh Kurtit: Prishtina të mos bëjë asnjë hap pa u konsultuar me aleatët tanë strategjikë

“Pa SHBA-në nuk do të kishte Kosovë të pavarur”, Rama mesazh Kurtit: Prishtina të mos bëjë asnjë hap pa u konsultuar me aleatët tanë strategjikë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një konferencë të përbashkët për mediat me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili ka vizituar ditën e sotme Shqipërinë.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se SHBA-të nxisin procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.


Po ashtu, Rama tha se shqiptarët nuk duhet të harrojnë se pa SHBA-të nuk do të kishte shtet të pavarur të Kosovës dhe i bëri thirrje autoriteteve atje që për çdo veprim të tyre, të konsultohen me partnerët ndërkombëtarë.

“Sekretari në takimet e rëndësishme me aleatët evropianë, nuk e lë pa nënvizuar nevojën për ta shtyrë më tutje procesin e integrimit të Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ne jemi investuar me vendosmëri që rajoni të shkojë përpara, sepse në radhë të parë është në interesin tonë strategjik, në interesin e popullit tonë që ta shohë bashkimin me Evropën si një bashkim rreth vlerave dhe parimeve. E kemi nxitur dialogun Kosovë-Serbi”, tha Rama, transmeton EuronewsAlbania.

“SHBA-të kanë qenë janë dhe do mbeten mbështetëse të palëkundura të procesit të njohjeve të Kosovës. Është mirë që shqiptarët kudo ku janë, duke filluar nga ata në Kosovë, të mos harrojnë se pa SHBA-të nuk do të kishte një shtet të pavarur të Kosovës. Interesi i SHBA për mbarëvajtjen e punëve në Shqipëri e Kosovë nuk është interes i dorës së dytë dhe nuk është interes i ndarë”, tha ai.

“Pa diskutim që ne jemi të keq ardhur sa herë që shohim hapa pas dhe pa diskutim që jemi të vetëdijshëm për vështirësitë e këtij dialogu, për dhimbjen e plagëve të një tragjedie jo shumë të largët të atyre që jetojnë në Kosovë dhe jemi të vetëdijshëm se në rastet si ai i sulmit në Banjskë, Serbia nuk e ndihmon siç duhet procesin”.

Por jemi të vetëdijshëm po ashtu se Kosova duhet të përparojë edhe unilateralisht nëse është nevoja, në plotësimin e kërkesave të dialogut, të cilat bëjnë të mundur krijimin e një konteksti që e ngre lart Republikën e Kosovës, si një republikë që meriton gjithë mbështetjen e aleatëve tanë strategjikë, pa të cilët, e ardhmja bëhet shumë më e largët dhe e tashmja e ndërlikuar. Përsëris apelin për autoritetet e Prishtinës që të mos bëjnë asnjë hap të pakonsultuar me aleatët tanë strategjikë, sepse është në interesin e tyre dhe të aleancës”, tha Rama.

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori