LAJMI I FUNDIT:

Pa Eden Hazardin në dy ndeshjet më të rëndësishme të sezonit – si mund të luajë Zinedine Zidane ndaj Man Cityt e Barcelonës

Pa Eden Hazardin në dy ndeshjet më të rëndësishme të sezonit – si mund të luajë Zinedine Zidane ndaj Man Cityt e Barcelonës

Real Madrid do të jetë pa Eden Hazardin për dy ndeshjet e ardhshme kundër Manchester Cityt dhe Barcelonës.

Belgu pësoi një tjetër dëmtim kundër Levante të shtunën, dhe ka të ngjarë të humbasë pjesën më të madhe të pjesës së mbetur të këtij sezoni.


Mungesa e tij nuk do të jetë një shok i madh për Los Blancos, që janë mësuar tashmë pa të, pasi ai ka munguar në tre muajt e fundit.

Sidoqoftë, cilat janë mundësit që Zinedine Zidane ka pa ish-sulmuesin e Chelseat në dispozicion?


Formacioni me pesë mesfushorë

Nëse trajneri i Real Madridit dëshiron të luajë dhe të dominojë me posedimin e topit, mund të vendos të luajë me pesë mesfushorë.

Në Superkupën e Spanjës kundër Valencias dhe Atletico Madridit ka filluar me Casemiro, Fede Valverde, Luka Modric, Toni Kroos dhe Isco .

I vetëm në sulm do të jetë Karim Benzema.


4-3-3 me sulmues krahu

Një sistem me sulmues krahu do t’i jepte Zidanes më shumë mundësi në kundërsul.

Gareth Bale mund të jenë në krahun e djathtë, ndërsa Vinicius Junior mund të merrte vendin e Hazard në të majtë.

Rodrygo Goes ( i suspenduar për ndeshjen e kampionatit) dhe Lucas Vazquez, janë të përshtatshëm po ashtu për krah ndaj Man Cityt.


Diamant në mesfushë dhe me dy sulmues

Ekziston edhe mundësia për të luajtur me katër mesfushorë dhe të ketë dy sulmues qendrorë para tyre.

Secili nga Luka Jovic, Bale, Vinicius ose Rodrygo mund të jenë partner të Benzemas  në këtë sistem.

Kur kanë mbetur vetëm disa ditë kur Man City i Pep Guardiolas, të vizitojë Santiago Bernabeun, Zidane nuk ka kohë për të menduar.


/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
Kalo në kategori