LAJMI I FUNDIT:

Pa Asociacionin nuk kthehen në institucione

Pa Asociacionin nuk kthehen në institucione

Drejtuesit e Listës Serbe kanë vendosur që të mos kthehen në institucionet qendrore të Kosovës pa themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe

Ministrat dhe deputetët e Listës Serbe kanë ndarë “mendjen” që të mos kthehen në institucionet e Kosovës pa u themeluar Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.


Janë bërë gati dy muaj prejse ky subjekt politik ka bojkotuar institucionet dhe tashmë kusht të fundit për kthim kanë paraqitur themelimin e Asociacionit, kërkesë të cilën po ua refuzon shefi i Qeverisë, Isa Mustafa, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Në anën tjetër, përfaqësues të opozitës thonë se veprimet e tilla Lista Serbe po i bën pasi që prania e tyre në institucione është e garantuar me Kushtetutë.

Simiq: Të iniciohet zbatimi i Asociacionit

Kryetari i Listës Serbe në Kosovë, Slavko Simiq, ka thënë për gazetën “Zëri” se subjekti i tij dëshiron themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe pas zbatimit të Marrëveshjes për Telekomunikacion.

“Ne kemi një plan, duam që pas zbatimit të Marrëveshjes për Telekomunikacionin udhëheqësit e rëndësishëm politikë, që janë nënshkrues të Marrëveshjes së Brukselit, të iniciojnë formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, ka deklaruar ai. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllet grupi

Mbyllet grupi "Albkings", shtatë të arrestuar deri më tani

Lajme
Rasti

Rasti "Albkings", krijuesi i grupit dhe një femër në mesin e shtatë të arrestuarve

Lajme
Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri

Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri

Lajme
Abuzimi me foto dhe video intime të vajzave, dosja e Prokurorisë ndaj administratorit të “Albkings”

Abuzimi me foto dhe video intime të vajzave, dosja e Prokurorisë ndaj administratorit të “Albkings”

Drejtësi
Sa shtetas të Kosovës u punësuan në sektorin e shëndetësisë në Gjermani, jepen të dhëna nga Instituti GAP

Sa shtetas të Kosovës u punësuan në sektorin e shëndetësisë në Gjermani, jepen të dhëna nga Instituti GAP

Shëndetësi
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Kalo në kategori