LAJMI I FUNDIT:

Ozmec: Ishte turp pengimi i boksierëve të Kosovës nga Serbia

Ozmec: Ishte turp pengimi i boksierëve të Kosovës nga Serbia
(Foto: Screenshot/Facebook/KOK)

Në konferencën ndërkombëtare “Sporti dhe Media”, ku u diskutua për rolin e medias sportive në zhvillimin e sporteve, sekretari i përgjithshëm i Shoqatës Ndërkombëtare të Gazetarëve Sportivë (AIPS), Jura Ozmec foli ndër të tjera edhe për rastin që boksierët e Kosovës u penguan nga shtetit i Serbisë që të marrin pjesë në Kampionatin Botëror që u zhvillua në Beograd.

I pyetur nga Sekretari i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli, se cila është arsyeja pse mediat e vendeve të tjera nuk i dhanë shumë hapësirë kësaj ngjarje, Ozmec tha se veprimi i tyre ishte i turpshëm por se kjo situatë mund të ishte dukur më pak interesante nga mediat e vendeve të tjera, transmeton KP.


“Ndonjëherë njerëzit thjeshtë nuk dinë për këtë, ndonjëherë nuk janë të interesuar t’i publikojnë këto. E di se është problem i madh dhe sot paradite fola me kolegët tuaj për këtë. E di se ndonjëherë thjeshtë ndodhë, ndoshta nuk është mjaftë interesante të jesh pjesë Finlandës ose Rusisë ose e mediave amerikane, por me sa më kujtohet situata ne e publikuam edhe në IBS por nëse dikush tjetër ka 25 boksierë në Kampionatin Botëror ata nxjerrin artikuj për ata dhe jo për ata që nuk janë aty”.

Drejtuesit e KOK-ut pritën sekretarin e përgjithshëm të AIPS-ës, Jura Ozmec
Lexo po ashtu Drejtuesit e KOK-ut pritën sekretarin e përgjithshëm të AIPS-ës, Jura Ozmec

“Unë i kuptoj edhe kolegët e mi në Kroaci, sepse ne kemi nevojë të kemi marrëdhënie të mira dhe duam të kemi marrëdhënie të mira me vendet e rajonit dhe kuptohet të gjitha lajmet nga Kosova, Mali i Zi, Bosnja, Maqedonia e Veriut, Sllovenia, gjithmonë janë më afër se sa Finlanda, Shtete e Bashkuara apo Uruguai, është normale”.

“Ndoshta kjo është një pjesë e përgjigjes së pyetjes suaj, por ndoshta nuk ishte mjaftë interesante, por ishte turp gjithsesi”, citohet të ketë thënë Ozmec.

Ndryshe në këtë konferencë u kërkua mbështetje më e madhe për mediat në mënyrë që t’i plasojnë aktivitetet sportive në vend.

Në trend Sport

Më shumë
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit  – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Premier League
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja

Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja

Premier League
Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre

Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre

Premier League

"Do të jem tifozi më i madh i Tottenhamit ndonjëherë" - Kai Havertz me deklaratë sensacionale pas fitores së Arsenalit ndaj Man united

Premier League
Spikeri thirri emrin e Mbappes në stadium, tifozët e PSG-së me veprim që pak kush e ka pritur

Spikeri thirri emrin e Mbappes në stadium, tifozët e PSG-së me veprim që pak kush e ka pritur

Ligue 1
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga
Kalo në kategori