LAJMI I FUNDIT:

OVL e UÇK-së kërkon nga Kuvendi ndryshimin e Ligjit për Specialen

OVL e UÇK-së kërkon nga Kuvendi ndryshimin e Ligjit për Specialen

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës kërkesën për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

Nënkryetari i OVL-së, Nasim Haradinaj, tha se Specialja duhet të merret edhe me krimet e kryera nga serbët në Kosovë.


Sipas tij, nëse ambasadat reagojnë në lidhje me këtë kërkesë, deputetët duhet të veprojnë në anën e së drejtës.

“Kërkuam plotësim – ndryshim, dhe besoj që secili individ është pro zbulimit të krimeve. Unë nuk besoj që ambasadat do të kenë reagim, mirëpo jo gjithherë duhet të bëjmë ata që thonë ambasadat”. Ne gjithherë do të konsultohemi me miqtë ndërkombëtarë, edhe për Ligjin për Vlerat e Luftës”, ka deklaruar ai.

Haradinaj shtoi se nëse një kërkesë e tillë nuk përfillet, populli duhet të mos zgjedhë deputetët që e duan gjykatën e njëanshme, raporton EO.

“Forma tjetër do të jetë e popullit. Unë besoj që edhe Lista Serbe duhet ta dëshmojë se a është për zbulimin e të gjitha krimeve në Kosovë. Populli duhet ta dëgjojë, të shoh dhe në zgjedhje të tregojë rezultatin. Nëse populli e do vetëm zbulimin e njëanshëm të krimeve, le t’i votojë të njëjtit deputet. Nuk jemi për Gjykatë të njëanshme”./Ekonomiaonline/.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori