LAJMI I FUNDIT:

OVL e UÇK: Publikimi i listës me emra të veteranëve është shkelje e ligjit

OVL e UÇK: Publikimi i listës me emra të veteranëve është shkelje e ligjit

Kryesia e Organizatave të Veteranëve të Luftës së ushtrisë Çlirimtare të Kosovës vlerësojnë se është bërë shkelje me publikimin e listës së atyre që mendohet se kanë përfituar kundërligjshëm.

Në një konferencë për media, përfaqësuesit e organizatës së veteranëve kërkojnë që asnjë veteran që ndodhet në atë listë të mos dërgojë padi në Prokurori deri në një njoftim të radhës.


Kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati tha se me publikimin e listës Prokuroria me këtë veprim duke shpallur përfitues të kundërligjshëm 20 mijë e 238 veteranë, i ka shpallur të dyshuar pa u dhënë mundësia në mbrojtje dhe sfidimin e provave që shkojnë në dëm të tyre në fazën e hetimit penal.

“Këtë punë që është dashur ta bëjë duke i thirrur veteranët e dyshuar si përfitues të kundërligjshëm që t’i japin argumentet e tyre si përfitues të pensioneve para shpalljes së listës, po e bën tani pas dërgimit të akuzës dhe kësaj liste në gjykatë, si dhe pa i sqaruar veteranët se si do të shkojë kjo procedurë për paraqitjen e provave para prokurorisë. Cilat ishin arsyet që u futën në këtë listë dhe çfarë prova duhet të ofrojnë, për të vërtetuar pretendimet e tyre”, tha Gucati.

Ai me këtë rast tha se nëse statusi u është njohur, individualisht çdo veterani veç e veç, në procedurën e verifikimit nga Komisioni Qeveritar, sipas tij, edhe shpallja e veteranit si ‘përfitues i kundërligjshëm”, duhet të bëhet individualisht, përmes një aktvendimi i cili duhet t’i përmbajë edhe arsyet përse është shpallur i tillë dhe t’i jepet mundësia çdo njërit prej tyre të kontestojë një aktvendim të tillë.

“Prandaj, OVL e UÇK-së kërkon nga Qeveria e Kosovës, që të fillojë rivlerësimin e gjithë këtij procesi me anë të një Komisioni i cili do të punojë në bazë të kritereve të sakta të përcaktuara me ligjin e Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Kjo gjë do të ishte më pak e kushtueshme dhe Prokuroria do të lirohet në punën e saj”, ka thënë Gucati.

Prokuroria e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 12 personave anëtarë të Komisionit qeveritar për verifikimin e statusit të veteranëve të luftës.

Në këtë aktakuzë janë publikuar më shumë se 20 mijë emra të veteranëve që dyshohet se kundërligjshëm kanë përfituar nga buxheti i shtetit duke u bërë veteran pa qenë fare në luftë. Në këto lista krahas emrave të veteranëve të rrejshëm janë publikuar edhe emrat e shumë personave të cilët kanë qenë pjesëtarë të UÇK-së. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori