LAJMI I FUNDIT:

Ovacione për Placido Domingon dhe Ermonela Jahon në Pekin

Ovacione për Placido Domingon dhe Ermonela Jahon në Pekin

Sopranoja Ermonela Jaho është ngjitur në skenën e Qendrës Kombëtare të Arteve në Pekin në rolin e Thaïsit, personazhit kryesor të operës me të njëjtin titull. Ajo ka interpretuar në krah të baritonit me famë botërore Placido Domingo, që në veprën e kompozitorit francez, Jules Massenet, u prezantua me rolin kryesor të murgut Athanael.

Ngjarjet zhvillohen në Egjiptin bizantin të shekullit IV para erës sonë. Murgu Athanael që jeton në Aleksandri, përpiqet të konvertojë kurtizanen e quajtur Thais në krishterim, por zbulon mëkatin trupor dhe e gjen veten të nënshtruar ndaj hijeshisë së saj.


Forca krijuese që fshihet pas prodhimit të Thaisit nga Qendra Kombëtare e Arteve e Pekinit, është regjisori argjentinas Hugo de Ana. Ai është gjithashtu skenografi dhe kostumografi i shfaqjes.

Opera ‘Thaïs’ është vepra e parë e Qendrës Kombëtare të Arteve të Pekinit për kalendarin e vitit 2018, publiku është mrekulluar me performancën e kësaj shfaqje, ku edhe duartrokitjet e shumta nuk kane munguar. /ATA/