LAJMI I FUNDIT:

Oto John, nigeriani që dëshiron të luajë për Kosovën

Oto John, nigeriani që dëshiron të luajë për Kosovën

Oto John ka lindur në Nigeri para 22 vjetësh, mirëpo e njeh shumë mirë futbollin e Kosovës.

Për tre sezone kishte qenë pjesë e Trepçës ‘89 në formë huazimi nga Skënderbeu i Korçës, ndërsa nga janari i këtij viti është pjesë e Prishtinës.

Mirëpo, sulmuesi nigerian Oto John i ka vënë një synim vetes përveç futbollit me skuadrën.

Ai shprehet i gatshëm të pranoj ftesën e Përfaqësueses së Kosovës, për të prezantuar kështu shtetin ne të cilin po jeton për të katërtin vit.

“Po sigurisht, sa herë do te merrja ftesë për të luajtur për Kosovën, padyshim që do ta pranoja atë. Është një vend ku e kuptoj si luajnë futboll si dhe i njoh njerëzit aty dhe do e pranoja ftesën me kënaqësi. Futbolli ishte gjithmonë sfide për mua, për shtetin por edhe për veten time, gjithashtu edhe për Kosovën do te ishte një mundësi e mirë që unë ta tregoja veten se çka mund të beje sa i përket futbollit. Gjithashtu është një mundësi e mirë për ta prezantuar shtetin, i dua këto ndjenja dhe do isha i lumtur ta beja një gjë të tillë”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Oto John.

Autori i dy golave në këtë fillim sezon të Superligës tha se nëse do t’i duhej të zgjidhte mes Kosovës dhe Nigerisë, atëherë ai do ta zgjedhtë Kosovën për ta përfaqësuar.

“Po natyrisht çdo mundësi të mirë do e pranoja (të luaja për Nigerinë), por pasi që kam qëndruar një kohë të gjatë në Kosovë, nëse do më duhej të zgjedhja mes te dyjave, do ta zgjedhja Kosovën. Po, patjetër do të isha një ndihmesë për kombëtaren e Kosovës, unë po stërvit çdo ditë. Nëse do të luaja për kombëtaren e Kosovës do të isha një lojtar shumë i mirë.”, deklaroi John, përcjell Telegrafi.

John tregoi se sa e përcjell ekipin e Kosovës, ndërkaq tregoi emrin e futbollistit te tij te preferuar te Dardanët.

“Po Kombëtaren e Kosovës e përcjelli vazhdimisht në çdo lojë. Gjithashtu përveç lojës i njoh edhe disa lojtarë personalisht. Me pëlqen më shumë Arbër Zeneli, i cili e luan futbollin në një formë që mua vërtetë më pëlqen shumë”, shtoi më tej Oto John.

Krejt në fund, sulmuesi këmbëshpejtë dha mesazhin e fundit për kombëtaren e Kosovës.

“Mesazhi për kombëtaren e Kosovës: futbolli është një rrugë e gjatë dhe unë mendoj se po vazhdojnë të ecin përpara. Ata kane disa lojtarë të mirë dhe mund të jetë një skuadër që do të vazhdojë shumë gjatë të ketë suksese dhe që mund të krahasohet me shumë kombëtare në Evropë”.

Në karrierën e tij profesionale, John ka shënuar plot 59 gola, e ku padyshim që formën jetësore e kishte te Trepça ‘89 në edicionin 2016-17, kur kjo skuadër kishte arritur të shpallej kampione e Superliges se Kosovës, e ku nigeriani kishte shënuar plot 26 gola për xehetarët./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori