LAJMI I FUNDIT:

​Osmani: Vuçiq duke blerë gazin rus po e financon luftën e Putin-it

​Osmani: Vuçiq duke blerë gazin rus po e financon luftën e Putin-it

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka reaguar pas marrëveshjes së re për gazin rus ndërmjet presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe atij rus Vladimir Putin.

E para e vendit tonë ka thënë se vendimi i qëllimshëm i Vuçiq për të marrë anën e Rusisë është një goditje për perspektivat e Serbisë për të ecur në rrugën e BE-së.


“Ai ka zgjedhur të bashkohet me një kriminel lufte dhe të financojë luftën e Putin-it, mbi një Evropë të bashkuar, paqësore dhe të begatë. BE nuk mund të injorojë më rrugën shkatërruese që ka marrë”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Vuçiq dje tha se kishte rënë dakord për një kontratë të re trevjeçare për furnizimin me gaz në një bisedë telefonike me homologun e tij rus Vladimir Putin.

Ndryshe, Serbia, e cila synon t’i bashkohet Bashkimit Evropian, kohët e fundit është nën presion nga vendet perëndimore për të lidhur politikën e saj të jashtme me bllokun dhe për të vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Në vitin 2008 vendi ballkanik vuri sektorët e tij të gazit dhe naftës në duart e kompanive ruse. Gazprom Neft dhe Gazprom së bashku mbajnë shumicën e aksioneve në kompaninë e vetme të naftës në vend, ndërsa Gazprom është aksionari i shumicës në objektin e vetëm të depozitimit të gazit në vend.

Në trend Lajme

Më shumë
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori