LAJMI I FUNDIT:

Osmani thotë se do të studiohet çdo detaj para vendimit për dekretimin e Kryeprokurorit të Shtetit

Osmani thotë se do të studiohet çdo detaj para vendimit për dekretimin e Kryeprokurorit të Shtetit

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se do të studiohet çdo detaj para vendimit për dekretimin ose jo të Blerim Isufajt për Kryeprokuror të Shtetit.

“Nuk është vendim i cili merret shkel e shko. Kryeprokurori në sistemin tonë të drejtësisë ka rol kyç në vendosjen e drejtësisë, prandaj edhe do të studiohet secili detaj”, tha presidentja.


Presidentja Osmani ka theksuar se do të kërkohet edhe dokumentacion shtesë përpara vendimit për dekretimin ose jo të Isufajt.

“Ka edhe dokumentacion shtesë të cilin do e kërkojmë sa i përket këtij propozimi, por në të njëjtën kohë do t’i dëgjoj të gjitha palët përfshi shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtarë të cilët tashmë kanë shprehur qartë vërejtjet e tyre, të gjitha këto do të merren parasysh, dhe pastaj do të marr vendim përfundimtar”, tha Osmani për Kallxo.com.

Presidentja Osmani ka treguar edhe parimet themelore që do t’i ketë parasysh për dekretimin ose jo të Isufajt si Kryeprokuror i Shtetit.

“Transparencë në këtë proces, sepse transparenca e determinon integritetin e një procesi. E dyta duhet të ketë integritet kandidati dhe e treta duhet të shikohen edhe çështjet procedurale, të gjitha këto do të analizohen me kujdes”, tha ajo.

Presidentja Osmani nuk ka dhënë datë se kur pritet ta marrë vendimin për Isufajn, por ka theksuar se nuk do ta zgjatë këtë proces.

“Nuk mund të jap datë, sepse këtu me rëndësi është kualiteti i vendimit, dhe jo data, jo sa ditë do të na marrë analiza e dokumentacionit, nuk mund të them që do ta stërzgjasim sepse në momentin që i marrim informacionet nga të gjitha”, tha Osmani.

“Nuk është ndonjë synim i imi si presidente që të vonoj ndonjë procedurë, përkundrazi ne do të marrim vendimin tonë në momentin që i kemi të gjitha të dhënat”, theksoi ajo.

Osmani ka vlerësuar se për procese për pozita të larta drejtuese duhet të respektohet në plotëni parimi i transparencës.

Lidhur me procesin për Kryeprokuror të Shtetit dhe gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, presidentja tha që pikët duhet të bëhen publike për shkak të interesit publik.

“Unë nuk shoh asnjë arsye që të mos bëhen publike, sepse proceset që të dyja janë të interesit publik, pra nuk janë procese private dhe nuk jemi këtu duke determinuar ndonjë procedurë, ose duke marrë ndonjë vendim që e afekton privatisht dikë, por e afekton interesin publik”, tha ajo.

Ajo  ka thënë se në procesin e zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit transparenca është esenciale.

“Sa i përket zgjedhjes së Kryeprokurorit mendoj që kjo është esenciale, sa i përket Gjykatës Kushtetuese nuk i di detajet pse një gjë e tillë nuk është lejuar, sa e di në të kaluarën ka pasur një procedurë tjetër, mirëpo mendoj që te Gjykata Kushtetuese si instanca më e lartë që e interpreton Kushtetutën, është interes i lartë publik të dihet si ka shkuar procesi”, ka thekuar ajo.

Osmani ka thënë se modelet e mira të britanikëve për rekrutim duhet të merren edhe nga Kosova.

Më 6 prill, Blerim Isufaj është votuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës për Kryeprokuror të ri të Shtetit.

Me 11 vota pro Blerim Isufaj është nominuar për Kryeprokuror të ri të Shtetit.

Organizatat e shoqërisë civile në Kosovë e kanë kundërshtuar procesin për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit, duke kërkuar anulimin e këtij konkursi.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Momenti kur Edi Rama i përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama i përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Politikë
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Turistja norvegjeze humb jetën në Durrës

Turistja norvegjeze humb jetën në Durrës

Lajme
Kalo në kategori