LAJMI I FUNDIT:

Osmani takon presidentin turk Erdogan, e falënderon për mbështetje ndaj Kosovës dhe fuqizimin e raporteve

Osmani takon presidentin turk Erdogan, e falënderon për mbështetje ndaj Kosovës dhe fuqizimin e raporteve

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani mori pjesë në Forumin e Antalias, ndërkaq gjatë vizitës në Turqi ka takuar presidentin Recep Tayyip Erdogan.

Osmani ka falënderuar presidentin turk për mbështetjen ndaj Kosovës.


“Faleminderit, President Erdoğan! Për miqësinë, për përkushtimin dhe për mbështetjen për Kosovën!

Kënaqësi ta rikonfirmojmë punën tonë të përbashkët për thellimin e raporteve bilaterale dhe fuqizimin e lidhjeve ndërmjet vendeve dhe qytetarëve tanë!”, shkruan Osmani.

Ndryshe, presidentja Vjosa Osmani, në fjalimin e saj në Forumin Diplomatik të Antalias ka thënë Kosova edhe në kohë lufte ka zgjedhur paqen dhe diplomacinë.

Para të pranishmëve, ajo është shprehur se në vitet e 90’ta kur populli i Kosovës ishte viktimë e gjenocidit nga regjimi, ai ka zgjedhur marrëveshjen e Rambujesë – “edhe pse një pjesë e madhe e saj nuk ishte ajo çfarë kishim kërkuar, por ishte zgjidhje paqësore që do të ndalte luftën”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori