LAJMI I FUNDIT:

Osmani takohet me shefin e EULEX-it, Thran

Osmani takohet me shefin e EULEX-it, Thran

Sot, nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani dhe anëtari i Kryesisë, Besian Mustafa në takim lamtumirës janë takuar me shefin e EULEX-it, Bernd Thran, i shoqëruar nga Ismije Beshiri këshilltare politike dhe Fraser Buffini, asistent i veçantë.

Osmani e njoftoi Thran për diskutimet LDK-LVV drejt programit të përbashkët qeverisës, qëndrimet e LDK-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe prioritetet e qeverisë së ardhshme, për rendin dhe ligjin, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, arsimin dhe shëndetësinë dhe zhvillimin ekonomik.


Thran falënderoi LDK-në për bashkëpunimin dhe qasjen konstruktive ndaj EULEX-it dhe të gjitha proceseve shtetëformuese. /Telegrafi/