LAJMI I FUNDIT:

Osmani takohet me ministrin e Mbrojtjes dhe komandantin e FSK-së, bisedojnë për sigurinë dhe veprimet armiqësore të Serbisë ndaj Kosovës

Osmani takohet me ministrin e Mbrojtjes dhe komandantin e FSK-së, bisedojnë për sigurinë dhe veprimet armiqësore të Serbisë ndaj Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njëherësh komandantja supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka pritur sot në takim ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari për të biseduar për zhvillet e sigurisë në vend.

Sipas një njoftimi për media, bëhet e ditur se po ashtu në takim u diskutua lidhur me zhvillimet e sigurisë dhe veprimet armiqësore të Serbisë ndaj Kosovës, punën e institucioneve të sigurisë së Kosovës si dhe për koordinimet me aleatët tanë dhe prezencën ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë.


Osmani: Vuçiq po përsërit veprimet e Millosheviqit, po përpiqet të shkatërrojë gjithçka që kemi arritur me SHBA dhe BE
Lexo po ashtu Osmani: Vuçiq po përsërit veprimet e Millosheviqit, po përpiqet të shkatërrojë gjithçka që kemi arritur me SHBA dhe BE

Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar për paqe dhe siguri në vend e rajon dhe se institucionet e Kosovës do të veprojnë në partneritet të ngushtë me aleatet tanë.

Ndryshe, Serbia ka vendosur në kufirin me Kosovën forca ushtarake, ndërkaq SHBA ka kërkuar që Serbia të largojë trupat ushtarake dhe të mos nxis tensione.

Kujtojmë se, Policia e Kosovës u sulmua me armë zjarri më 24 shtator, nga një grup terroristësh serbë, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Ndërkaq nga gjuajtjet me armë zjarri, Policia vrau tre pjesëtarë të grupit terrorist.

Sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës është dënuar fuqishëm nga SHBA, BE dhe vendet e rajonit, ndërsa autoritetet në Kosovë janë zotuar se përgjegjësit e sulmeve terroriste do të dalin para drejtësisë.

Dy prej anëtarëve të grupit terroristë janë arrestuar nga Policia e Kosovës dhe janë në masën e paraburgimit prej një muajsh. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori