LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Platforma e PDK-së, për ta shpëtuar këtë qeveri të pashpëtueshme

Osmani: Platforma e PDK-së, për ta shpëtuar këtë qeveri të pashpëtueshme

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se platforma e prezantuar nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, nuk është gjë tjetër përveç tentim për t’ia zgjatur jetën kësaj qeverie.

Osmani  e ka cilësuar të pashpëtueshme Qeverinë Haradinaj, duke nënvizuar se për LDK-në me rëndësi është takimi i liderëve të partive të mërkurën – për ta çuar vendin drejt zgjedhjeve – dhe Platforma për Dialogun e qeverisë.

“Duhet t’i jepet prioritet Platformës Shtetërore për Dialogun që është propozuar nga qeveria, që pritet të sillet në kuvend së shpejti. Natyrisht jemi të fokusuar edhe në takimin e nesërm, që është i ftuar nga LDK-ja”.

“Përshtypja ime është që po tentohet që përmes kësaj platforme të PDK-së të hiqet vëmendja nga platforma për dialogun. Është dokument i çuditshëm sepse flet për tema për të cilat nuk kemi nevojë të ulemi dhe të bëjmë kompromise e konsensus, meqë ai ekziston – si për shembull për ushtrinë. Së dyti flitet për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, çështje që i takon Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Osmani, në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Në atë dokument po kërkohet shpëtim për një qeveri të pashpëtueshme; një qeveri me 52 vota. Por ajo qeveri do të rrëzohet. Por ne po kërkojmë zgjedhje, jo në mënyrë të jashtëzakonshme, por që Komisioni Qendror Zgjedhor të ketë kohë t’i organizojë. Të gjitha partitë parlamentare e kanë pranuar tashmë ftesën tonë për tryezën e nesërme, përveç Partisë Demokratike të Kosovës. Mendoj që aty do të ishte vendi ku do të mund të prezantohej propozimi i PDK-së”.

“Në rrethana normale, në një shtet demokratik, me këtë numër votash, qeveria nuk do të duhej të priste që të organizohej mocion ndaj saj, sepse nuk ka legjitimitet. Natyrisht që kjo qeveri nuk mund të qëndrojë; është absurde dhe qesharake”.

Osmani ka folur edhe për takimet që ka zhvilluar gjatë Forumit Global Parlamentar dhe shqetësimet që janë paraqitur gjatë tyre lidhur me ndikimin që mund të ketë Rusia në destabilizmin e veriut të vendit.

“Ne ishim delegacion i Kuvendit të Kosovës që cdo vit merrr pjesë në Fourmin Global Parlamentar. Ishte mundësi e mirë që në emër të Republikës të Kosovës të prezantoj dhe normalisht që e shfrytëzova këtë vizitë për të zhvilluar takime me senatorë dhe kongresmenë”.

“Interesimi ishte për gjeopolitka dhe për ndikimin që mund ta ketë Rusia në destabilizmin e veriut. Sa i përket ushtrisë, tashmë po dihet se përmes ndryshimeve kushtetuese po bëhet gjithnjë më e vështirë”.

“U përmend edhe që ka rrezik nga ndikimi rus dhe po ashtu u përmend si rrezik radikalizimi. Kosova ka bërë hapa pozitivë në luftimin e këtij rreziku”, tha Osmani.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori