Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në ceremoninë e pranim-dorëzimit të donacionit të SHBA-së me automjete ushtarake të blinduara, ka thënë se sot është ditë e veçantë për popullin e Kosovës.
“Si komandante supreme të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK), jam tepër e lumtur që, së bashku me ju dhe me qytetarët e republikës po e shohim të jetësohet ëndrra jonë e përbashkët, që ushtria e vendit tonë të krijojë kapacitete operacionale të përafërta me aleatët tanë dhe të rreshtohet përkrah tyre në sigurimin e paqes, duke e marrë edhe vlerësimin e vazhdueshëm të tyre”, ka thënë Osmani.
Ajo ka shtuar se pajisjet ushtarake të cilat po i pranojmë sot janë dëshmi se FSK-ja po zhvillohet dita-ditës në ushtri bashkëkohore, e aftë që t’i shërbejë vendit dhe të sigurojë paqen e qëndrueshme në rajon, por edhe në partner të besueshëm të aleatëve tanë, synimet e të cilëve përkojnë me qëllimet tona strategjike.
“Ne shpresojmë se do ta përmbyllim periudhën tranzicionit sa më shpejt që të jetë e mundur. Këtë garanci po na i japin partnerët tanë strategjik, SHBA-të para së gjithash, të cilat po punojnë ngushtë me strukturat udhëheqëse të Forcave tona të Armatosura, me Ministrinë e Mbrojtjes dhe me institucionet e tjera, duke u siguruar që Forcat tona të armatosura të zhvillojnë kapacitete profesionale për ruajtjen dhe garantimin e paqes gjithandej ku mund t’i kërkohet”, tha Osmani.
Fjalimi i saj i plotë:
I nderuar kryeministër i Republikës, z. Kurti!
I nderuar ambasador i SHBA-ve, z. Kosnet!
I nderuar ministër i Mbrojtjes, z. Mehaj!
Të nderuar ushtarë, nënoficerë dhe oficerë të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës!
Sot është ditë e veçantë për popullin e Kosovës, ngase partneri ynë strategjik, SHBA-të po ua dhurojnë forcave tona të armatosura 55 automjete ushtarake, në vlerë mbi 44 milionë euro, të cilat do t’i ndihmojnë Forcat tona të Armatosura që të përforcojë më tej kapacitetet e veta dhe do ta thellojë ndërveprimin e ushtrisë sonë me ushtritë aleate.
Si komandante supreme të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK), jam tepër e lumtur që, së bashku me ju dhe me qytetarët e republikës po e shohim të jetësohet ëndrra jonë e përbashkët, që ushtria e vendit tonë të krijojë kapacitete operacionale të përafërta me aleatët tanë dhe të rreshtohet përkrah tyre në sigurimin e paqes, duke e marrë edhe vlerësimin e vazhdueshëm të tyre.
Me këtë rast, dua që t’ia shpreh mirënjohjen e qytetarëve të Republikës së Kosovës presidentit të SHBA-ve, z, Biden, ambasadorit Kosnet, qeverisë amerikane dhe mbarë popullit mik amerikan, i cili po kujdeset që Kosova të zhvillojë kapacitetet e saj ndërvepruese ushtarake, krahas zhvillimit të jetës demokratike dhe funksionimit të mirëfilltë të institucioneve të vendit. Ne u jemi përjetësisht mirënjohës dhe nuk do të reshtim kurrë së falënderuara dhe së ofruari dorën tonë të ndihmës kur ajo na kërkohet, sikur po bëjmë këto ditë me krizën afgane.
Të dashur ushtarë, nënoficerë e oficerë të FSK-së!
Pajisjet ushtarake të cilat po i pranoni sot janë dëshmi se FSK-ja po zhvillohet dita-ditës në ushtri bashkëkohore, e aftë që t’i shërbejë vendit dhe të sigurojë paqen e qëndrueshme në rajon, por edhe në partner të besueshëm të aleatëve tanë, synimet e të cilëve përkojnë me qëllimet tona strategjike.
Këto pajisje do t’ju ndihmojnë juve që t’i zgjeroni edhe më tej kapacitetet tuaja të plota operacionale, të parapara në Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, mbështetur në misionin dhe mandatin e ri tuajin. Ato do të ndikojnë që aftësitë operacionale të FSK-së të rriten dukshëm, si dhe që ushtria jonë të jetë plotësisht ndërveprues me partnerët tanë (sidomos me SHBA), duke ndikuar që së bashku me ta të jetë garantuese e paqes dhe e stabilitetit në rajon, pore dhe në gjithë botën, duke qenë se ju do të jeni plotësisht të gatshëm të merrni pjesë edhe në misione paqeruajtëse në të ardhmen. Këto pajisje, të cilat janë karakteristike për terrene të vështira dhe kanë rezistencë efikase ndaj goditjes së predhave do t’ju mundësojnë juve që veprimet tuaja në ruajtjen e paqes t’i zgjeroni e t’i shtrini gjithandej ku do t’ju kërkohet. Shpresoj që faza e ardhshme e ngritjes së kapaciteteve të përfshijë edhe helikopterë, të cilët, përtej ofrimit të kapaciteteve mbrojtëse, do të shërbejnë edhe për të shpëtuar jetë njerëzish në rast të emergjencave ose katastrofave humanitare, sikur janë ato që pasojnë ndryshimet klimatike. Prandaj, unë kërkoj ndihmën e aleatëve tanë edhe në pajisjen e forcës sonë të armatosur me helikopterë.
Të dashur ushtarakë!
Ne shpresojmë se do ta përmbyllim periudhën tranzicionit sa më shpejt që të jetë e mundur. Këtë garanci po na i japin partnerët tanë strategjik, SHBA-të para së gjithash, të cilat po punojnë ngushtë me strukturat udhëheqëse të Forcave tona të Armatosura, me Ministrinë e Mbrojtjes dhe me institucionet e tjera, duke u siguruar që Forcat tona të armatosura të zhvillojnë kapacitete profesionale për ruajtjen dhe garantimin e paqes gjithandej ku mund t’i kërkohet.
Prandaj, në këtë ditë të veçantë, dua t’ua shpreh falënderimin tonë të gjitha ushtrive të vendeve mike, mbi të gjitha ushtrisë amerikane, e cila po kujdeset çdo ditë që forcat tona të armatosura të zhvillohen më tej profesionalisht dhe të transformohen në forcë ushtarake profesionale dhe ndërvepruese me forcat e NATO-s, për ta garantuar paqen e gjithëbotshme. Ne duam, prandaj, që ta themi kumbueshëm, sot sikur dje, se përtej lumturisë që na e sjell ardhja e këtyre pajisjeve kaq të dobishme për ushtrinë tonë, gatishmëria për ta thelluar partneritetin strategjik me aleatët tanë perëndimorë është e paluhatshme.
Të dashur të pjesëtarë të forcave tona të armatosura!
Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës janë mekanizëm shumë i rëndësishëm për jetësimin e shtetësisë, pore dhe për mbrojtjen e sovranitetit dhe të paprekshmërisë së territorit të Republikës sonë. Sot, kur bashkë me miqtë tanë po e demonstrojmë aleancën tonë në shërbim të paqes, ne po e forcojmë shpirtin tonë liridashës e të vendosur.
Zoti ju bekoftë!
Zoti i bekoftë forcat tona të armatosura!
Zoti e bekoftë miqësinë tonë me aleatët tanë!
Zoti e bekoftë Republikën tonë!
Nderime atdheut!. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Deputetët e rinj do t’i shërbejnë popullit për pagë mujore prej 1.828 euro
Haradinaj në Zvicër: Mbështetja për AAK-në po rritet, bashkë do ta kthejmë Kosovën drejt rrugës së zhvillimit e integrimit
Itinerari i Alma Arrazit, rindërtohet rruga që përshkoi 39-vjeçarja, kunata e saj sërish në pyetje
Tragjedia në Shkodër, nëna me tre fëmijët nuk u hodhën nga ura, por dyshohet se u mbytën në bregun e lumit Buna
Ish-ambasadori holandez, Bosch: Shumica e ndërkombëtarëve kërkojnë shumë nga Kosova
Mbi 1 milion e 300 mijë qytetarë të regjistruar deri më tani, Qeriqi: Procesi po ecën mirë
“Mos më pengo”, “ti duhesh me ma dhënë fjalën”, “a jam tu fol unë, mbylle”, replika të ashpra ndërmjet Berishës dhe deputetes Selimi
Arrestohen dy serbë në Jarinjë
Vodhën orë të shtrenjtë, parfume e patika të markës “Louis Vuitton”, arrestohet të dyshuarit në Gjilan
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit
Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e "Eurovision 2024"
Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike
Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS
Teuta Selimi injoron tërësisht raportimet në media për dhunën nga burri dhe vëllai - paralajmëron koncertin e radhës në Zvicër