LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Nuk duam datë në tetor, ka zgjedhje në Greqi

Osmani: Nuk duam datë në tetor, ka zgjedhje në Greqi

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani për emisionin “360 Gradë” tha se Maqedonia do të marrë datë për bisedime me BE-në këtë vit, por vendi ynë dëshiron që ajo të jetë deri në korrik dhe jo në tetor, për shkak të paparashikimit të ngjarjeve që mund të ndodhin më vonë.

Ndër të tjera, Osmani, si një nga arsyet, përmendi edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Greqi më 7 korrik. Sipas rezultateve të zgjedhjeve të fundit evropiane dhe vendore, duhet të fitojë opozita Demokracia e Re kundër SYRIZA-s të kryeministrin në detyrë Alexis Tsipras me të cilin u arrit marrëveshja e Prespës.

Osmani tha se nuk është çështja nëse negociatat do të fillojnë këtë vit, por a do të jetë kjo verë apo në tetor dhe se kjo do të jetë tema e takimit të kryeministrit Zoran Zaev me kancelaren gjermane Angela Merkel javën e ardhshme.

“Disa shtete anëtare për shkak të konteksteve të brendshme, duke injoruar ndjeshmërinë e muajve dhe javëve këtu në rajon, vlerësojnë se një muaj më herët ose më vonë nuk ka dallim të madh kur keni qenë duke pritur për një status të kandidatit për 15 vjet. Por, duke pasur parasysh periudhën e paparashikuar pas verës, ne insistojmë që të jetë në këto samitet e qershorit dhe korrikut, pa marrë parasysh se çfarë Bundestagu nuk diskutoi në mbledhjen e kësaj jave, mendoj se duhet të jetë në agjendën e 18 qershorit të paktën vendet anëtarë të diskutojnë për këtë temë”.

Ai shtoi se vendimi për të filluar negociatat këtë vit është fikse dhe se asnjë shtet anëtar i BE nuk e kundërshton atë.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Lajme
Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe

Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe

Lajme
BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës

BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore

Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore

Lajme
E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

Drejtësi
Kalo në kategori