LAJMI I FUNDIT:

Osmani para liderëve të BE-së në Tiranë: Hiqni masat e padrejta ndaj Kosovës – po ndëshkohet vendi më pro-evropian

Osmani para liderëve të BE-së në Tiranë: Hiqni masat e padrejta ndaj Kosovës – po ndëshkohet vendi më pro-evropian

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur një fjalim të fuqishëm në Samitin e Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, ku përpara liderëve evropianë kërkoi heqjen e masave kufizuese ndaj Kosovës, të cilat i cilësoi të padrejta dhe dëshpëruese për qytetarët, sidomos për të rinjtë.

“Emigrimi lidhet edhe me erozionin e shpresës dhe besimit brenda shteteve. Duhet të investojmë për të rritur shpresën, veçanërisht tek të rinjtë. Por si mund të flasim për rritje të shpresës, kur vendet që janë 100% të harmonizuara me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, si Kosova, ndëshkohen me masa kufizuese?”, tha Osmani.

Osmani thotë se e uroi Ramën: Marrëdhëniet Kosovë - Shqipëri janë si mes motrash
Lexo po ashtu Osmani thotë se e uroi Ramën: Marrëdhëniet Kosovë - Shqipëri janë si mes motrash

Presidentja theksoi se Kosova është shteti më i përafruar me Bashkimin Evropian në aspektin politik dhe të sigurisë, megjithatë është i vetmi vend në tryezën e samitit që mbetet nën masa ndëshkuese nga vetë BE-ja.


“Nuk ka asnjë shpjegim të qartë pse këto masa vazhdojnë. Për këtë arsye, edhe një herë i bëj thirrje Bashkimit Evropian dhe liderëve të tij të marrin vendimin e guximshëm për t’i hequr këto masa ndaj kombit më pro-evropian në botë”, u shpreh Osmani.

Ajo rikujtoi se 97% e qytetarëve të Kosovës janë pro-evropianë dhe se kjo përkushtim nuk duhet të merret si i mirëqenë.

Osmani takon Kaja Kallas: Kosova është gati për hapin e radhës drejt BE-së, dhe tani është koha që BE të veprojë me guxim
Lexo po ashtu Osmani takon Kaja Kallas: Kosova është gati për hapin e radhës drejt BE-së, dhe tani është koha që BE të veprojë me guxim

“Kosova ka popullsinë më të re në Evropë, që nuk e shtyn emigrimin, por ka potencial për të kontribuar në zhvillimin dhe konkurrueshmërinë e vetë BE-së”, shtoi ajo.

Presidentja përfundoi duke theksuar se mbajtja e masave ndaj Kosovës nuk është shenjë force strategjike, por e konfuzionit, dhe se Bashkimi Evropian ka nevojë për një vendim të guximshëm për të forcuar shpresën, jo për ta zbehur atë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua shqiptare raportohet se është vrarë në rrethana tragjike në Gjermani, u gjet pranë një pylli

Një grua shqiptare raportohet se është vrarë në rrethana tragjike në Gjermani, u gjet pranë një pylli

Lajme
Deputetët shpenzojnë 40 mijë euro mbushje telefonike nga buxheti i shtetit – kush prin në listë?

Deputetët shpenzojnë 40 mijë euro mbushje telefonike nga buxheti i shtetit – kush prin në listë?

Lajme
Gati marrëveshja e pensioneve me Serbinë, përfitojnë qindra qytetarë shqiptarë që jetojnë e punojnë në dy shtetet

Gati marrëveshja e pensioneve me Serbinë, përfitojnë qindra qytetarë shqiptarë që jetojnë e punojnë në dy shtetet

Lajme
Kontrolle të shumta në Gjermani – Në Koln kapen disa shqiptarë duke punuar në të zezën

Kontrolle të shumta në Gjermani – Në Koln kapen disa shqiptarë duke punuar në të zezën

Lajme
Ziv: Ambasada e Kosovës në Jerusalem është e mbrojtur, s’shoh kërcënim ndaj saj

Ziv: Ambasada e Kosovës në Jerusalem është e mbrojtur, s’shoh kërcënim ndaj saj

Lajme
Buzhala: LVV-ja do të humbë vota, PDK-ja është në rritje

Buzhala: LVV-ja do të humbë vota, PDK-ja është në rritje

Lajme
Kalo në kategori