LAJMI I FUNDIT:

Osmani takon Kaja Kallas: Kosova është gati për hapin e radhës drejt BE-së, dhe tani është koha që BE të veprojë me guxim

Osmani takon Kaja Kallas: Kosova është gati për hapin e radhës drejt BE-së, dhe tani është koha që BE të veprojë me guxim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar në Tiranë Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas.

Osmani ka shpërndarë një fotografi me të, ku edhe ka shkruar se Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, transmeton Telegrafi.

“Kënaqësi të takohem me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas, një mbështetëse e kahmotshme për një Evropë të sigurt e të bashkuar. Duke qenë se gjatë vizitës së saj javën e ardhshme në Kosovë do të jem në një vizitë shtetërore të paracaktuar jashtë vendit, takimin e realizuam në Tiranë. Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian”, shkroi ajo.


Presidentja deklaron se është koha që BE t’i përgjigjet këtij momenti me guxim, qartësi dhe vendosmëri, tipare këto që e karakterizojnë lidershipin e Përfaqësueses së Lartë Kallas.

Osmani në Tiranë me akuza ndaj BE-së: I keni hapur derën atyre që shkojnë te Putini dhe bllokoni Kosovën
Lexo po ashtu Osmani në Tiranë me akuza ndaj BE-së: I keni hapur derën atyre që shkojnë te Putini dhe bllokoni Kosovën

Presidentja Osmani po përfaqëson Kosovën në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Tiranë.

Osmani para nisjes së këtij Samiti, në një deklaratë për media tha se ka një bllokadë totale nga ana e Bashkimit Evropian dhe nuk po vlerësohet puna.

“Ka një bllokadë totale nga ana e BE-së, nuk vlerësohet puna jonë, nuk vlerësohen reformat e ndërmarra, nuk vlerësohet fakti që ne jemi 100% me politikat e tyre sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë, por edhe politikave të tjera. Për fat të keq po jepet një mesazh shumë i keq për rajonin tonë. Më shumë po iu hapet në raport me ata që shkojnë në Moskë te Putini sesa për ne që nuk shohim rrugë dhe alternativë tjetër veç BE-së”, u shpreh Osmani.

E para e shtetit deklaroi tutje se ma me rëndësi se bisedimet me Serbinë janë bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Na nxirrni jashtë!" – shqiptarët bërtasin për ndihmë në Aeroportin e Beogradit, u bllokuan në autobus - thyejnë xhamin

Lajme
Bllaca kërkoi 1 milion euro e më pas 600 mijë nga Faruk Gashi që të mos dalë publikisht të flasë me emra

Bllaca kërkoi 1 milion euro e më pas 600 mijë nga Faruk Gashi që të mos dalë publikisht të flasë me emra

Lajme
Administrata Trump rikthen fokusin diplomatik në Ballkan, dërgon zyrtar të lartë në Kosovë, Serbi dhe Bosnjë

Administrata Trump rikthen fokusin diplomatik në Ballkan, dërgon zyrtar të lartë në Kosovë, Serbi dhe Bosnjë

Lajme
“S’ka lidhje a janë eshtra të njerit apo të qenit” – Nazim Bllaca bënte pazare nga burgu, fliste për Specialen e atentate politike

“S’ka lidhje a janë eshtra të njerit apo të qenit” – Nazim Bllaca bënte pazare nga burgu, fliste për Specialen e atentate politike

Lajme
​Identifikohet personi që shkaktoi aksident trafiku dhe u largua nga vendi i ngjarjes në Ferizaj

​Identifikohet personi që shkaktoi aksident trafiku dhe u largua nga vendi i ngjarjes në Ferizaj

Lajme
Publikohen komunikimet e reja: Nazim Bllaca kërkonte 500 euro në muaj për të ndihmuar në zbardhjen e rastit “Nish Express”

Publikohen komunikimet e reja: Nazim Bllaca kërkonte 500 euro në muaj për të ndihmuar në zbardhjen e rastit “Nish Express”

Lajme
Kalo në kategori