LAJMI I FUNDIT:

Osmani nga Roma: Anëtarësimi në BE para vitit 2030 dhe 6 miliardë euro për vitet e ardhshme

Osmani nga Roma: Anëtarësimi në BE para vitit 2030 dhe 6 miliardë euro për vitet e ardhshme

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, mori pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor dhe “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, që u mbajt në Romë, me iniciativë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani.

Në fjalimin e mbajtur në sesionin “Puna e përbashkët për përshpejtimin e procesit të integrimit evropian në Ballkanin Perëndimor”, Osmani theksoi se vendosja e një vizioni të qartë për zgjerimin e ardhshëm të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor është me interes të madh ekonomik dhe të sigurisë si për rajonin ashtu edhe për Unionin.


Ministri iu referua konceptit “Më shumë integrim para anëtarësimit të plotë”, duke theksuar se ai koncept është plotësues i Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor, ku përveç përmirësimit të proceseve demokratike, situata ekonomike dhe e sigurisë së vendeve e Ballkanit Perëndimor, do të kontribuonte edhe në avancimin e dukshëm të qëndrueshmërisë dhe forcimin e përgjigjes së përbashkët ndaj sfidave të përbashkëta.

Duke falënderuar nikoqirët italianë për iniciativën dhe mbështetjen e vendeve mike të rajonit, MPJ Osmani apeloi se në kontekstin e dhënë gjeostrategjik dhe rajonal nevoja për mendim dhe veprim strategjik është më e madhe se kurrë më parë.

“Është e nevojshme që të gjithë së bashku të dyfishojmë përpjekjet tona për të shfrytëzuar potencialin e plotë të asaj që kemi aktualisht në dispozicion, por edhe për të ruajtur ambicien për avancim të mëtejshëm dhe përshpejtim të integrimit në planin afatmesëm. Kjo do të injektojë entuziazëm të ri për vendet dhe qytetarët në rajon, si dhe do të përmirësojë besueshmërinë e procesit të anëtarësimit”, tha Osmani.

Në kuadër të qëndrimit në Itali, Osmani pati takim edhe me bartësit e ri të MKarta.

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori