LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Nëse as sulmet nuk na bashkojnë, duhet të gjithë të japim dorëheqje

Osmani: Nëse as sulmet nuk na bashkojnë, duhet të gjithë të japim dorëheqje

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa osmani gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës ku po flitet për sulmin e mbrëmshëm tha se edhe nëse sulmet me predha nuk arrijnë t’i bëjnë bashkë deputetët e Kuvendit të Kosovës, atëherë duhet të gjithë të japin dorëheqje nga ky institucion.

Osmani po ashtu kërkoi që të ndryshohet pika e tretë e deklaratës, ku thuhet se sulmi është bërë për qëllime politike.


Ajo kërkoi që kjo pikë të ndryshohet pasi, qëllimin e sulmit mund ta dëshmojnë vetëm organet e rendit.

Osmani tha se fatmirësisht që nuk është lënduar askush, pasi aty punojnë edhe staf tjetër, përveç deputetëve të Kuvendit. /Telegrafi/